Politika 1 April 2025, 19:51 Nga VNA

Berisha porosi drejtuesve politik dhe kryetarëve të degëve: Mos u merrni me sharjet e Ramës, fokusohuni tek shpalosja e programit

Ndaje në Whatsapp
Berisha porosi drejtuesve politik dhe kryetarëve të degëve: Mos u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e degëve kërkoi që mos të merren me sulme politike me kundërshtarin por të fokusohen dhe të flasin me qytetarët për programin.

“Nuk e kemi sekret ne, e kemi të hapur, ne këtë fushatë e kemi të dominuar nga çfarë ofrojmë ne për qytetarin. Unë kërkoj nga ju që ky parim të jetë dominues. Para se të flasim për kundërshtarin, le të flasim për programin në radhë të parë. Ai ka zgjedhur rrugën e sharjes të kundërshtarit, jo ne zgjedhim programin tonë” – tha ai.

Berisha gjithashtu la porosi që të fillojnë organizimin e takimeve dhe trajnimin e përfaqësuesve në komisione për ditën e votimit, pasi sipas tij, është ditë përcaktuese.

“Të gjithë ju kryetarë të Partisë Demokratike, të degëve dhe kryetarë të qarqeve, detyrën e parë keni pra organizimin. Organizimin sa më të sigurtë sa më të plotë të të gjithë infrastrukturës së takimeve dhe infrastrukturës të sigurimit të procesit të votimi. Trajnimet e të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet e komisioneve të votimit janë të një rëndësie parësore, duhet të fillojnë menjëherë. Duhet t’i trajnojmë, t’i kuaifikojnë se ato ditë janë të një rëndësie përcaktuese” – u shpreh Berisha.

Kreu i PD më tej zbuloi se hapja zyrtare e fushatës elektorale është 11 Prilli dhe siç tha ai do jetë hapje madhështore.

 

Video

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme