Politika 1 April 2025, 20:10 Nga VNA

Këlliçi heq çdo pritshmëri për emrin: Berisha do jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve pas 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Këlliçi heq çdo pritshmëri për emrin: Berisha do

Ish-kryeministri Sali Berisha, para dy vitesh në daljet për media deklaronte se për zgjedhjet e 2025, në rast të fitores së PD-së “do të ketë një garë të dytë brenda kësaj force për emrin e kryeministrit”.

Por me gjasë kjo ishte retorika e radhës e Berishës, pasi siç nuk ka ndërmend të lëshojë karrigëen e PD, nuk pritet t’ia lëshojë radhën as ndonjë kandidati tjetër nga radhët e demokratëve për kryeministër.

Të paktën këtë e bëri të qartë një nga besnikët e tij në parti, Belind Këlliçi, i cili në takimin e sotëm në degën numër 9, shpalli se pas zgjedhjeve kryeministër do të jetë Sali Berisha.

“Bashkë me zotin Berisha, që do të jetë kryeministri jonë, i të gjithë shqiptarëve pas datës 11, e kemi premtuar në njësinë numër 8” – tha ndër të tjera Këlliçi.

Me gjasë edhe gara për emrin e kryeministrit do ketë fatin e primareve të PD, të cilat para se të bëheshin Berisha shprehej se do ishin përcaktuese për kandidatët për deputetë. Pasi u bënë, ndërroi mendje dhe tha se rezultatet nuk janë përcaktuese dhe se lista përfundimtare e kandidatëve do përcaktohet në kryesi.

Problemi qëndron në faktin: Do e mbajë njeri fjalën në këtë parti?!

Video

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme