Politika 2 April 2025, 11:46 Nga VNA

Berisha në përkujtimin e 2 Prillit: “Më 11 maj duhet të rikthejmë dritën e lirisë”

Ndaje në Whatsapp
Berisha në përkujtimin e 2 Prillit: “Më 11 maj duhet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të katër martirëve të vrarë më 2 Prill 1991 në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, ai e krahasoi situatën aktuale politike me periudhën e diktaturës, duke e cilësuar qeverisjen e sotme si një “regjim të bazuar në krim dhe terror”.

Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se drejton një “bandë kriminale” dhe bëri thirrje për një ndryshim të madh më 11 maj.

“Kjo bandë ka një kryebandit në krye që quhet Edi Rama. Sakrifica e martirëve të Shkodrës është më frymëzuese se kurrë. Më 11 maj duhet të kthejmë dritën e lirisë në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë,” deklaroi ai.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen për të garantuar votën e lirë në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë datë si një mundësi për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin.

“Më 11 maj ne do të firmosim projektin e ëndrrës shqiptare, që ndëshkon me forcën e ligjit krimin dhe korrupsionin, dhe që e kthen Shqipërinë në një epiqendër zhvillimi dhe shprese,” u shpreh ai.

Video

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme