Politika 2 April 2025, 14:45 Nga VNA

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon 6 muaj nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Arta Llazari

Ndaje në Whatsapp
ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon 6 muaj nga detyra gjyqtaren e

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi të pezullojë nga detyra për një periudhë 6-mujore gjyqtaren e Shkodrës, Arta Llazari. Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) kishte kërkuar shkarkimin e saj për shkelje të rënda disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas ILD-së, gjyqtarja ka kryer veprime dhe mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, përfshirë shkelje të afateve procedurale civile dhe penale, vonesa në arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe mosveprim për çështje civile për periudha të tejzgjatura. Në shumë raste, dosjet gjyqësore kanë mbetur pa veprim për mbi tre vite.

Hetimi disiplinor ndaj magjistrates nisi bazuar në 11 ankesa për shkelje të afateve procedurale dhe vonesa të gjykimeve. ILD konstatoi se për vitin 2021, rreth 64% e çështjeve civile ishin jashtë afatit ligjor për arsyetim dhe dorëzim të vendimit, ndërsa për vitet 2022 dhe 2023 ky numër arriti në 90%.

Në raportin e hetimit theksohet se vonesat e tilla cënojnë të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt ligjor dhe dëmtojnë imazhin e drejtësisë. Për më tepër, veprimet e gjyqtares janë vlerësuar si neglizhencë e përsëritur dhe e vazhdueshme, duke shkaktuar dëm në procedurat hetimore.

Edhe pse me 24 vite përvojë në sistemin gjyqësor, Llazari është akuzuar për mungesë disipline dhe shkelje të detyrimeve profesionale, duke ndikuar negativisht në besimin e publikut te drejtësia.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme