Politika 2 April 2025, 11:55 Nga VNA

Rama në Durana Tech Park: 5 mijë vende pune/ Inteligjenca Artificiale në shërbimet publike

Ndaje në Whatsapp
Rama në Durana Tech Park: 5 mijë vende pune/ Inteligjenca Artificiale

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave për rezidentët e parë të Durana Tech Park, hapësirë që synon të bëhet epiqendra e zhvillimit teknologjik dhe ekonomik në rajon.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se objektivi kryesor i kësaj iniciative është krijimi i mbi 5 mijë vendeve të reja të punës për ekspertët e teknologjisë, me paga shumë të larta.

“Synojmë të rrisim eksportet dhe të ardhurat me 3.5 miliardë euro brenda dy dekadave vetëm nga kjo iniciativë,” deklaroi ai, duke shtuar se ndikimi i parkut teknologjik pritet të sjellë mbi gjysmë miliardë euro të ardhura në buxhetin e shtetit.

Rama njoftoi gjithashtu se Diella, asistentja dixhitale e e-Albania, do të kalojë në një fazë të re reformimi, ku do të automatizojë të gjitha shërbimet publike për qytetarët.

“Brenda disa javësh, shërbimet dixhitale do të kalojnë në një nivel tjetër, ku asistenca me zë do të bëjë punën që sot e bën një nëpunës,” sqaroi kryeministri.

Shqipëria si qendër e inovacionit për BE

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Durana Tech Park ka ngjallur interes jo vetëm nga kompani të mëdha ndërkombëtare, por edhe nga universitete prestigjioze europiane.

“Tre universitete të njohura italiane kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e këtij parku, dhe po përgatisim një kornizë rregullatore për të lehtësuar integrimin e tyre,” tha ai.

Kryeministri përmendi edhe bashkëpunimin me Francën, duke theksuar se Durana Tech Park do të shërbejë si një hapësirë për kompanitë e BE-së, në një kohë kur unioni po rishikon rregulloret për sektorin e teknologjisë.

Në përfundim, Rama ftoi të rinjtë shqiptarë që të shohin Durana Tech Park si një mundësi për zhvillimin e tyre profesional në vend.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në teknologji, pa qenë të detyruar të largohen nga Shqipëria,” përfundoi ai.

Video

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme