Politika 2 April 2025, 18:27 Nga VNA

Postimi ku bënte thirrje të votohej PS/ Kuvendi kupton gabimin, por nuk kërkon falje: Gjatë punës bazohemi në parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë

Ndaje në Whatsapp
Postimi ku bënte thirrje të votohej PS/ Kuvendi kupton gabimin, por

Kuvendi i Shqipërisë ka kuptuar shkeljen ligjore që bëri me postimin e bërë paraditen e sotme ku ftonte qytetarët të votonin partinë socialiste në zgjedhje.

Në reagimin për mediat, edhe pse bënë gafën e radhës duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, zyra e shtypit nuk kërkon flaje por thotë se “Kuvendi i Shqipërisë është një institucion demokratik pluralist gjithëpërfshirës, përfaqësues i vullnetit të popullit dhe i të gjitha forcave politike. Shërbimet e Kuvendit, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, bazohen në parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë”.

Më tej thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë garanton opinionin publik se administrata dhe shërbimet, faqja dhe rrjetet sociale të tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare”.

Shpresojmë që kësaj radhe të kenë zënë mend, pasi nuk është hera e parë që administrate e Kuvendit, kryesisht zyra e shtypit në këtë institucion përdoren nga kryetarja Elisa Spiropali për fushatat e saj elektorale.

Sepse ndryshe nga herët e tjera që janë kritikuar nga mediat, për rastin e fundit ka dhe një denoncim në KQZ nga partitë politike.

 

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme