Politika 3 April 2025, 14:18 Nga VNA

Hakerimi i e-mail të SPAK, Berisha: Luftë e klaneve mafioze brenda PS

Ndaje në Whatsapp
Hakerimi i e-mail të SPAK, Berisha: Luftë e klaneve mafioze brenda PS

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat reagoi ndaj hakerimit të IT të SPAK. Kreu i selisë blu, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë hakerim ose vetëhakerim nga klanet brenda PS.  Për këtë thotë se mund të jetë luftë e Bushkës, Xhafajt dhe pastorit. Berisha: Më duhet  të ktheu koha kur dosjet para se të shkonin në gjykatë shkonin tek PS. Tani hakërohet, a është hakërim apo vetëhakërim unë nuk e di. Është gjë shumë e rëndë, o qytetar të gjithë të dhënat tuaja vidhen e manipulohen, s’kanë siguri. Kjo mund të jetë një luftë e brendshme brenda klaneve mafioze të PS. Grupi armiqësor Xhafaj, pastori, Bushka, dy-te të tjerë ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Veliajt. Statuset i shkruante Rama, përgjigjen SPAK ia jeptre Veliajt, Edhe hakërimin duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafajt, ato janë hakëruar apo vetëhakëruar se marrim vesh ne. Po përdoren siç u përdorën statuset e Veliajt. Edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se ka hakëruaru kompjuterët e SPAK, për të më revoltuar edhe mua dosjen time, Atë i them Fatmirit, publikojeni sa ta gjeni sepse është publike, Shumë operacion i dyshim, aq sa ishin statuset në FB e Erion Velaijt. Ta ndjekim, një gjë mund tju them që qytetarët po kuptojnë çdo ditë kontrollin fatal të drejtësisë nga Rama.

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme