Politika 3 April 2025, 11:47 Nga VNA

Sa rrezikon Fatmir Xhafaj në 11 maj: Pa mbështetjen e Ramës dhe me Veliajn në burg

Ndaje në Whatsapp
Sa rrezikon Fatmir Xhafaj në 11 maj: Pa mbështetjen e Ramës dhe

Fatmir Xhafaj duket entuziast për t’u zgjedhur deputet më 11 maj, edhe pse ndodhet në listën e hapur të PS për Tiranën dhe shanset nuk janë në favorin e tij. Në një takim ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Xhafaj nuk i është ndarë merakut të tij të kohëve të fundit: komisionit parlamentar që drejton dhe që synon “reformën e reformës” në drejtësi.

“Angazhimi për komisionin antikorrupsion do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, deri në përmbylljen e plotë të këtij procesi,” – deklaroi Xhafaj, i cili gjatë javëve të fundit është “braktisur” edhe nga Edi Rama, duke mos qenë pranë tij në asnjë takim elektoral të fushatës së sapo nisur.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Xhafaj ndodhej sërish në një zonë rreziku për t’u zgjedhur deputet, por me ndihmën e Erion Veliajt, atëherë drejtues politik i Tiranës, arriti të thyente herësin dhe të merrte mandatin. Këtë herë, me Veliajn pas hekurave, Xhafaj duket se do ta ketë shumë të vështirë, në mos të pamundur, të sigurojë një mandat deputeti.

Kjo do të thotë se edhe misioni i tij në krye të komisionit parlamentar do të marrë fund me nisjen e punës së parlamentit të ri. Në valën e zhvillimeve të fundit politike dhe të drejtësisë, ndoshta ky mund të ishte edhe varianti më i mirë për mbylljen e karrierës së tij politike. Eksperienca e muajve të fundit ka treguar se disa prej kolegëve të tij e kanë mbyllur karrierën në qeli, një skenar që nuk duket i largët për politikën shqiptare në këtë periudhë.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme