Politika 3 April 2025, 18:55 Nga VNA

Ndodh edhe kështu, KQZ gjobit… Selami Jenishehrin

Ndaje në Whatsapp
Ndodh edhe kështu, KQZ gjobit… Selami Jenishehrin

Kolegji Zgjedhor gjobit me 50 mijë lekë gjobë Selami Jenishehrin i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, për ankim abuziv. Jenishehri ishte në koalicion me PD, por vendosi të largohej.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 03.04.2025, ora 15:30, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit1 , Ankimin Nr.3 Regj. Themeltar Dt.12.03.2025 Regjistrimi, me

ANKUESE: P.B.P.P.SH (Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë), përfaqësuar nga Z.Selami Jenishehri.

PERSON I INTERESUAR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuar nga Znj.Juneta Dumi.

OBJEKTI: Kërkojmë nga Kolegji Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, të detyrojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për ankimin e depozituar në K.Q.Z me dt. 14.06.2021, ora 15:10 minuta, shiko bashkangjitur me të, dy dokumenta me tre faqe, afat i shqyrtimit të këtij ankimimi, sipas nenit 152 të Kodit Zgjedhor, vazhdon deri në përfundim të shqyrtimeve administrative të ankimimeve, të cilat akoma nuk kanë përfunduar.

BAZA LIGJORE: Neni 152 i Kodit Zgjedhor. Çështja u shqyrtua në trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët: 1. Artan Çupi (Relator); 2. Lutfie Celami (Anëtare); 3. Entela Shedula (Anëtare); 4. Ornela Naqellari (Anëtare); 5. Rexhep Bekteshi (Anëtar). Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, me Vendimin Nr.5 Dt.03.04.2025, unanimisht:

VENDOSI

1.Pushimin e gjykimit të çështjes civile me nr. 3 regj. themeltar datë 12.03.2025 regjistrimi. 2. Gjobitjen e ankuesit Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me 50.000 lekë për paraqitje të ankimit abuziv. 3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. 4. Kundër vendimit për gjobitje të ankuesit lejohet ankim i veçantë pranë të njëjtës trupë gjykuese. Tiranë, më 03.04.2025

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme