Politika 3 April 2025, 14:36 Nga VNA

Raporti i SPAK, Berisha: Ministri i Brendshëm ushtar i Pojës, zhduk 83% provat e krimit. Kërkova reformim

Ndaje në Whatsapp
Raporti i SPAK, Berisha: Ministri i Brendshëm ushtar i Pojës, zhduk

I pyetur në lidhje me raportin e fundit të SPAK, Berisha tha se në fakt, ministri i Brendshëm ka zhdukur 83% të provave të krimit. Dhe se këtë gjë e bën për shpërblim për votat. Për sa i përket deklaratave të tij të mëhershme për SPAK, kreu i selisë blu tha se në fakt ka kërkuar reformim të SPAK dhe jo zhdukje të saj.

Berisha: Ministri Hoxha është ushtar i Pojës! Taulant Balla merrte dosjet e SPAK të kundërshtarëve të bandës dhe i arrestonte ata! E bën për shpërblim për votat.

Ky është një tregues dramatik për vendin, ky tregon çarjen përfundimtare të institucioneve mafiozë, të narkoshtetit. Kjo tregon se në 83 për qind të rasteve provat e krimit prishen manipulohen përdoren për pazare dhe nuk shkojnë në Prokurori. Ky është zbatimi i urdhrit të Ramës.

Unë kam kërkuar që këto institucione të reformohen, nuk mund të imagjinoj kurrë që të shuhen apo të mos ekzistojnë. Natyrisht Prokuroria misionin e kryen mbi dosjet që dorëzon policia, shërbimi i informacionit dhe administrata.

Administrata ka me dhjetëra punonjës që paguhen vetëm për këtë çështje, duhet të çohen dosjet. Kur policia nuk çon 83% të dosjeve, rënia e dosjeve në një kohë kur kriminaliteti rritet shifra më alarmante që mund të jetë në fushën e luftës kundër krimit.

Proda është matriks, Ilir matriksi u emërua aty pikërisht për të mbrojtur krimin për të fshehur dosjet e krimit dhe për mos t’i dorëzuar. Se si Taulant Balla merr dosje nga SPAK e çon në polici në mënyrë që ta nxjerrë jashtë afateve ligjore. Lajm shumë i keq ky.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme