Politika 3 April 2025, 21:34 Nga VNA

Berisha akuza Agron Shehajt: Ka vjedhur databazat e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuza Agron Shehajt: Ka vjedhur databazat e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në emisionin “Opinion” ka akuzuar Agron Shehajn se ka përvetësuar në mënyrë të pabesë databazat e PD-së. Berisha tha se ai ishte shkaku që Shehaj ka marrë databazat, por që sipas tij po i shfrytëzon jashtë çdo kodi moral.

Kreu i PD është shprehur se Agron Shehaj është opozitë e opozitës dhe po krijon skema të cilat banalizojnë procesin zgjedhor.

“Agron Shehaj është opozita e opozitës. Dikur i respektuar në PD, ai papritur vendosi të largohej. Tani, ai shkel një nga kodet më themelore morale, duke përvetësuar në mënyrë të pabesë databazat e PD-së. Unë kam qenë shkaku që ia kam dhënë, por ai po e shfrytëzon jashtë çdo kodi moral.

Fondi i anëtarësisë së PD-së i përket PD-së. Nëse dikush mendon se ai thjesht mori fondet dhe u largua, kjo është dramatike për të. Por unë po them që ai po e bën. Shqiptarët presin risi në politikë, por çfarë sjell ai? Përdor databazën e PD-së për të çuar mesazhe dhe krijon skema të cilat e banalizojnë procesin. Madje, përfshin edhe vajza deputete si pjesë e këtyre lëvizjeve. Nëse qëllimi është të krijojë një skemë ku fut në listë njerëz vetëm për të siguruar votat e një deputeti, atëherë kjo qasje është primitive dhe e dëmshme për konceptin e përfaqësimit politik” – tha Berisha.

 

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme