Politika 4 April 2025, 09:40 Nga VNA

Berisha akuzon për vjedhjen e të dhënave, Agron Shehaj: I dhashë unë kur mbeti pa gjë nga Basha

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon për vjedhjen e të dhënave, Agron Shehaj: I

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës për vjedhjen e të dhënave të Partisë Demokratike. Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj tha se akuzat janë të pavërteta dhe se ai vetë i ka dhënë informacionet Partisë Demokratike kur ajo mbeti pa asgjë pas largimit të Lulzim Bashës.

“Nuk kishin seli, nuk kishin të dhëna, nuk dinin kush ishin anëtarët, nuk kishin absolutisht asgjë. Të vetmet informacione që kanë patur për të rindërtuar strukturat e Partisë Demokratike, i kanë marrë nga unë.

Unë i kam ndihmuar me informacione në lidhje me strukturat e Partisë Demokratike dhe për këto informacione që unë i kam dhënë, që normalisht i kisha, këta më akuzojnë tani që unë i kam vjedhur. Unë nuk po them që unë nuk i kam, por unë po i marr të gjithë,” – deklaroi Shehaj.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme