Politika 3 April 2025, 22:23 Nga VNA

“Ajo çështje është e pahetuar”, Klodiana Lala zbulon pikat e errëta të dosjes Xhaçka-Gaçi

Ndaje në Whatsapp
“Ajo çështje është e pahetuar”, Klodiana Lala

Prokuroria e Posaçme vendosi që SPAK të rihetojë dosjen në ngarkim të ish-ministres Olta Xhaçka dhe ish-deputetin Artan Gaçi për një investim në në bregdetin jonian.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Xhaçka dhe Gaçi nuk janë të pandehur, por ajo renditi disa pika të errëta në këtë dosje që tha se nuk është hetuar.

“Gjykata nuk ka thënë që të merren të pandehur Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi, por e detyron SPAK që të regjistrojë procedim penal për veprat penale të pastrimit rtë parave dhe të falsifikimit të dokumentave për zotin Artan Gaçi dhe dyshimet për shpërdorim detyre për ish-ministren Olta Xhaçka.

Ajo çështje është e pahetuar për disa aspekte. Nuk është sqaruar nga ana e prokurorisë së Posaçme se Artan Gaçi ka lidhur kontratë paraprake me pjesëtarin e familjes Mëhilli, një vit përpara se prona të regjistrohej në hipotekë dhe nuk na sqaron nëse gjatë kësaj kohe ka patur apo jo rol Artyan Gaçi në marrjen e pronës dhe regjistrimin në hipotekë. Nuk na është sqaruar se si është regjistruar kompania dhe lidhjen me ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe se ka patur një interes që kjo pronë të kalonte te përfituesi fundor Artan Gaçi.

Nuk është sqaruar se çfarë del nga rezultatet e hetimit të celularit të Artan gaçit, çfarë nga puyetja e personave të përfshirë, kqyrja e telefonit të Jorgo Goros dhe personave të tjerë të arrestuar.

Pika tjetër që nuk është sqaruar është çmimi. Është një tokë që është marrë me 21 euro metri katror, ndërkohë që çmimi i tregut në atë zonë nis nga 150 euro dhe pse 3e ka shitur ky person pronën kaq lirë në këtë zonë kaq të lakmuar të bregdetit.

Zonja Xhaçka a e ka deklaruar këtë konfliktin e interesit, nga ajo ortakja që është shtetase amerikane dhe që është kunata e zonjës Xhaçka dhe pse e solli këtu dhe nuk e deklaroi këtë konflikt interesi.

Pra këto pikëpytje më bëjnë të dyshoj se kjo çështje nuk është hetuar në gjenezë. Gjykata ka urdhëruar SPAK-un që të rifillojë hetimet, dhe duhet të presim Apelin se çfarë do të thotë për qëndrimin e SPAK se Xhaçka dhe Gaçi nuk janë implikuar”- tha Lala.

 

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme