Politika 4 Prill 2025, 10:58 Nga VNA

Kush fshihet pas akuzave të PD se ‘Edi Rama zotëron një orë me vlerë 1.4 milionë euro’

Ndaje në Whatsapp
Kush fshihet pas akuzave të PD se ‘Edi Rama zotëron një

Një postim më 27 mars në platformën ‘X’ – ish ‘Twitter’ nga një llogari anonime e quajtur ‘Live Monitor’ (@amlivemon), ku pretendohej se kryeministri Edi Rama kishte orën më të shtrenjtë mes liderëve të NATO-s, me vlerë 1.4 milionë euro, prodhoi një valë akuzash në Tiranë nga Partia Demokratike, ndërsa vendi po nxehte muskujt për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Nëpërmjet një postim në Facebook, drejtuesi i departamentit të komunikimit në Partinë Demokratike, , e rindau postimit e ‘Live Monitor’, dhe duke e marrë atë të mirëqenë, hodhi dyshime mbi pasurinë e kreut të qeverisë dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave të tij.

“Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre… Pa më thoni: si ka mundësi që udhëheqësi socialist i Shqipërisë, që bën më pak se 200 mijë USD në vit, mund të blejë një orë që kushton 1.4 milionë USD?” shkroi Lela.

dhe kryeministri nuk kanë reguar ndaj akuzës së PD-së për orën. Megjithatë, kërkimet e BIRN zbuluan se postimi që Edi Rama posedonte orën e shtrenjtë të prodhuar nga argjendari Pirro në Tiranë, ishte hedhur në Instagram nga një llogari tregtarësh nga dhe pas u ripostua nga llogaria ‘Live Monitor’ në ‘X’.

Pas kësaj llogarie qëndron , një bloger shqiptaro-amerikan i lidhur me zyrtarë të Partisë Demokratike, i cili jeton në Florida dhe e prezanton veten si ekspert të gjeopolitikës dhe tregtisë ndërkombëtare, i akuzuar në SHBA për shpërdarje  të teorive konspirative.

Nëpërmjet një përgjigje me email, Marko i tha BIRN se nuk e kishte verifikuar vërtetësinë e pretendimit se Rama ishte pronar i orës së shtrenjtë.

“Unë thjesht ripostova imazhet, nuk i kam prodhuar dhe as kam bërë kërkim për to,” i tha BIRN përmes e-mailt Marko, duke referuar te linku i blogut në Instagram.

Edhe drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela, i cili e fshiu postimin në Facebook pak kohë pas publikimit, tha se ai e kishte shtruar në formën e një pyetjeje ‘akuzën’ ndaj Ramës.

“Kjo është pyetje dhe pyetje të gabuara nuk ka,” tha Lela. M’u duk e bukur si pyetje. Personin në fjalë nuk e njoh”, tha Lela, duke iu referuar Markos të cilin e ndjek në rrjetin X.

Ndërkohë, Alba Ruço, vajza e argjendarit Pirro Ruço që e ka prodhuar orën, i tha BIRN se ishin të shqetësuar dhe të shokuar nga akuzat politike, për të cilën nënvizoi se janë të pabaza.

“Ora është e jona dhe postimi është pa bazë e pa fakte”, tha ajo.

Ora unike shqiptare

Më 11 maj, Shqipëria do të mbajë , ku kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kërkojnë një mandat të katërt të paprecedentë në krye të qeverisë shqiptare. Sfidanti kryesor i socialistëve është koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike dhe i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha, 80 vjeç, po kërkon një rikthim të tretë në pushtet, pasi u shpall ‘non-grata’ nga SHBA dhe u akuzua nga SPAK për korrupsion, duke adoptuar politikat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me premtimin se do ta bëjë Shqipërinë ‘madhështore’. Për këtë qëllim Partia Demokratike ka punësuar edhe një nga strategët e fushatë së suksesshme presidenciale të Republikanëbe në SHBA, Chris LaCivita.

Argjendari “Pirro” në Tiranë është e njohur për krijimin e bizhuterive të rafinuara, medaljeve, relievëve në monedha, figurave, skulpturave në miniaturë dhe veprave të punuara me dorë në filigran, të cilat ruajnë frymën dhe traditën e kulturës shqiptare.

Ora ‘Primordial Passion’ [Pasioni fillestar] nga Pirro u bë e famshme si ora e parë me vlerë të lartë shqiptare, pasi mori  pjesë në garën për çmimin e madh të Orëpunuesve në Gjenevë. Fusha e saj kuq e zi, me gurë xhami murano, përmban 12 valltarë të punuar në ar që përfaqësojnë krahinat e Shqipërisë.

Pas garës, argjendari Pirro Ruço u ftua edhe në video-podcastin e kryeministrit Edi Rama, por vajza e tij thekson se Rama nuk e ka parë kurrë orën, e cila ëshë një stoli unike.

“Ju e dini këtë mishmash me portalet këtu,” tha ajo duke iu referuar akuzave. “Ishim të shokuar, jemi edhe të shqetësuar,” shtoi ajo.

Ruço i tha BIRN se pretendimi fillestar se ora i përkiste Ramës  ishte bërë fillimisht në një faqe në Instagram, i njohur si @iflwatches_ae, e cila bëri postimin e parë më 27 mars për orët e liderëve të NATO-s. Kjo faqje Instagrami i përket një tregtari orash nga Dubai, i quajtur Karar Aimer. Aimer nuk ishte i arritshëm për koment mbi postimin e tij për orët e liderëve të NATO-s.

Postimi i faqes së tij u rimor disa orë më vonë nga shqiptaro-amerikani Albert Marko, i cili e ndau në platformën ‘X’, më pas u shpërnda në Facebook nga Alfred Lela dhe u bë lajm në Syri.net dhe portalin online të Partisë Demokratike, RDNews.al. Postimi u shpërnda më pas nga një sërë figurash të PD-së, përfshi deputetin Edi Paloka.

Lela i tha BIRN se ekstravaganca e Ramës e justifikon spekulimin, ndërsa i shtoi orës një listë të re akuzash për jetën luksose të kryeministrit shqiptar.

“Edhe po të mos ishte e vërtetë, përkiste. Edi Rama është i njohur për ekstravaganca të thelluara: Kostumet Brioni, brekushet Yamamoto, vilën në periferi, verën e shtrenjtë Romanee Conti. Pra fakt, pse aludimi përkonte me profilin e personazhit Rama”, tha ai.

Ruço tha se pas publikimeve në media, ajo dhe i ati u shqetësuan, pasi u përfshinë padashje në fushatë politike, ndërsa thonë se ndjehen të fyer.

“Nuk reaguam se nuk na u duk e rëndësishme, pavarësisht se nuk ishte e vërtetë,” tha ajo.

Erlis Çela, pedagog i komunikimit në Universitetin ‘Bedër’ në Tiranë i tha BIRN se rrjetet sociale janë kthyer në një hapësirë në të cilën aktorët politikë kërkojnë të ndikojnë publikun përmes dezinformimit, një hap që ai e sheh shqetësues për mjedisin politik në Shqipëri.

“Hapja e profileve anonime në rrjetet sociale dhe shënjestrimi i figurave politike duke përhapur lajme të rreme synon të keqorientojë publikun dhe në këndvështrimin tim, ka një impakt të konsiderueshëm”, tha Çela.

Një figurë në hije

Albert Marko është një shqiptaro-amerikan me banim në Florida, i lidhur me ekosistemin e medias së djathtë në SHBA dhe me Partinë Demokratike në Shqipëri. Sipas rastit, ai e përshkruan veten si një analist tregjesh dhe gjeopolitike dhe ka një podcast të quajtur  “Cloak & Dagger” [Mantel dhe thikë], në bashkëpunim me Antony Nash, një tjetër analist politikash.

Marko u bë i famshëm në vitin 2020 në SHBA, pasi u akuzua nga media si një nga njerëzit e lidhur me publikimin e një dosje të dyshimtë mbi djalin e ish-presidentit, , gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Dosja e titulluar “” [Hetimi Tajfunit], pretendonte se Hunter Biden kishte lidhje me Partinë Komuniste Kineze, dhe u qarkullua gjerësisht nga zyrtarë të lidhur me Partinë Republikane, Steve Bannon, Newt Gingrich, dhe ‘Q’ – figura misterioze e lidhur me teorinë konspirative Qanon.

Hulumtimet e medias amerikane zbuluan se dosja me akuza i atribuhej një kompanie të rreme inteligjence dhe autori ishte po ashtu një person i sajuar me imazhe të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale. Ajo shërbeu si ngritje sipari për një seri shkrimesh në gazetën tabloide New York Post në vitin 2020, që lidheshin me të dhëna të marra nga një kompjuter laptop që i përkishte djalit të ish-presidentit.

Njësoj si në postimin për orën Edi Ramës, Marko i tha BIRN se nuk kishte lidhje me prodhuesin e dosjes ‘Tajfun’ kundër Biden dhe as e njeh përmbajtjen e saj.

“Nuk e kam prodhuar unë dhe as nuk e di kush e bëri”, tha ai, ndërsa pretendoi se në atë rast u shenjestrua ai si mesazh-përcjellësi dhe jo informacioni.

Marko këmbënguli se falja që Joe Biden shpalli për të birin në ditët e fundit të Presidencës, tregon se ajo që u pa si “konspiracion” ndaj tij rezultoi e saktë.

Albert Marko i tha BIRN se babai i tij është me origjinë nga Shqipëria, kurse e ëma nga Mali i Zi. Ai tha se e kishte vizituar Shqipërinë dy herë, njëherë në vitin 1993, përpara se t’i vdiste gjyshi dhe dy-tre vjet më parë, për pushinë në Jug.

Përtej origjinës, Marko ka shkruar një artikull në media amerikane në mbështetje të kreu të PD-së, Sali Berisha dhe është cituar në gazetën New York Post duke lavdëruar ish- deputetin dhe kandidatin për kryebashkiak të Partisë Demokratike në Tiranë, .

Marko e rendit Këlliçin si një nga 5 anti-Sorosistët lider në botë, në krah të kryeministres së Italisë, dhe guvernatorit të Floridas, Ron DeSantis. Shkrimet e Markos apo ato ku ai citohet në lidhje me situatën në Shqipëri, ashtu si edhe postimi i fundit, janë përkthyer në shqip dhe shpërndarë gjerësisht nga media pranë opozitës.

Këlliçi i tha BIRN se Marko ishte një mik i tij, por nënvizoi se ai nuk kishte lidhje me Partinë Demokratike.

“Alberti është shtetas amerikan, por me prejardhje e origjinë shqiptare,” tha ai. “Është mik i imi personal dhe e kam njohur në Uashington D.C. përmes disa miqve të përbashkët. Alberti nuk ka asnjë lidhje me PD ndërkohë. Është thjeshtë një mik i imi personal”, theksoi Këlliçi.

Në rrjetin social ‘X’, Marko ka postime në mbështetje të Partisë Demokratike dhe mbështet teoritë konspirative për ndikimin e Xhorxh Soros në politikën shqiptare, megjithatë ai mohoi të ishte i lidhur me PD-në. Marko poston shpesh në lidhje me Shqipërinë, kryesisht sulme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe lidhjet e tyre me Soros. Marko po ashtu ka akuzuar administratën e ish-presidentit Joe Biden se po mbronte ‘narkoshtetin e Ramës’ dhe ka kritikur projektet për investime nga në Shqipëri.

“Personalisht, jam një konservator/realist i vendosur dhe komentet e mia në mbështetje të Berishës (në realitet nuk kishte ndonjë alternativë tjetër) janë thjesht një mënyrë për të kundërshtuar Ramën dhe socialistët,” tha ai, ndërsa nënvizoi se nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

“Shpesh postoj kundër socializmit në Amerikën Latine, Europë dhe çdo përpjekjeje për ta zbatuar atë në Shtetet e Bashkuara,” shpjegoi ai.

“Belindi është thjesht një mik personal, me të cilin kam krijuar një marrëdhënie përmes aktiviteteve etnike shqiptare në SHBA gjatë viteve, dhe besoj se ai është i sinqertë në shqetësimin që ka për zgjedhësit e tij, më shumë sesa ka qenë Veliaj,” përfundoi Marko./ Reporter.al

Video

Zjarrfikësit i janë bashkuar fermerëve dhe qytetarëve në protestat kundër qeverisë franceze. Ata po protestojnë për pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe taksat e larta, të cilat – sipas tyre – po shpenzohen për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në mbarë Francën.

Kryetarin e PD, Sali Berisha, duket se e ka ndjekur edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mania për të folur pa fund kur merr fjalën. Kryedemokratit nuk i mjaftuan dy minuta për të denoncuar aferat e qeverisë në Shqipëri dhe vijoi fjalimin edhe kur mikrofoni i tij u fik. Drejtuesja e seancës i kujtoi se mikrofoni ishte fikur dhe nuk po përkthehej për deputetët e tjerë, e më pas i dha fjalën deputetit pasardhës në listën e diskutimeve. https://www.vna.al/politika/dy-minuta-nuk-mjaftuan-berisha-vijon-fjalimin-edhe-pa-mikrofon-ne-asamb-i19428

Një person në kryeqytetin Nuuk të Groenlandës ka tentuar të ngrejë flamurin amerikan në një shtizë jashtë Qendrës Kulturore Kutuaq, por është ndaluar nga të pranishmit përpara se ta realizonte veprimin. Sipas policisë së Groenlandës, incidenti ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje pasi ngjarja kishte përfunduar. Rasti po hetohet nga policia, ndërsa ky veprim vjen në një moment kur Groenlanda ndodhet nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare, për shkak të deklaratave të administratës amerikane lidhur me interesat strategjike të SHBA-së ndaj ishullit autonom.

Seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Shkon në SPAK avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme