Politika 4 April 2025, 10:31 Nga VNA

Rama batuta me presidentin e largim të EESC: “Shqipëria do t’ju ofrojë një punë, përveç times”

Ndaje në Whatsapp
Rama batuta me presidentin e largim të EESC: “Shqipëria do

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Oliver Röpke, presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (EESC), gjatë takimit inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me këtë institucion të BE-së.

Gjatë fjalës së tij, Rama e falënderoi Röpke-n për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një “sindikalist të vërtetë që ka thyer tavanet e xhamit në Bruksel” për vendin tonë.

“Nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni të sigurt që Shqipëria do t’ju ofrojë një punë nëse Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet t’ju lërë pas dore. Sa herë të keni nevojë për punë, ejani në Shqipëri. Mund t’ju ofroj çdo punë, përveç times”, tha Rama me humor.

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, ku ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë, është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, duke mbledhur përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin me BE-në.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme