Politika 4 April 2025, 13:07 Nga VNA

Një stadium tjetër me kullë / Edi Rama prezanton të ardhmen e Tiranës për mandatin e katërt

Ndaje në Whatsapp
Një stadium tjetër me kullë / Edi Rama prezanton të ardhmen

Një tjetër stadium me kullë dhe zhdukja e parkut bashkë me fushën e futbollit pranë tij. Këto janë projektet e prezantuara këtë të premte para kryeministrit Rama, në kuadër të garës për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ish-Dinamo, dhe zonës përreth tij. Në fazën finale të garës janë përzgjedhur pesë studio, nga të cilat tre do të kalojnë më tej, ndërsa njëri prej tyre do të shpallet fitues.

Korporata e Investimeve Shqiptare e hapi zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit në fillim të këtij viti.

Investimi parashikohet të realizohet sipas modelit të “Arenës Kombëtare”, ku Korporata dhe Bashkia e Tiranës vënë në dispozicion pronën që zotërojnë, ndërsa investitorët, në këmbim të ndërtimit të kullave, marrin përsipër edhe rinovimin e stadiumit. Por, nga fotot e projekteve të paraqitura, duket se një pjesë e aneksit sportiv para stadiumit, e cila ka shërbyer si fushë futbolli, do të zhduket.

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme