Politika 4 April 2025, 20:49 Nga VNA

Berisha dhe Rama nisin me premtimet “Falas”

Ndaje në Whatsapp
Berisha dhe Rama nisin me premtimet “Falas”

Fjala “Falas” sa vjen dhe bëhet me shpeshtë në daljet publike të kryetarëve të dy forcave kryesore politike PS dhe PD.

Sali Berisha në një takim që zhvilloi me banorët dhe anëtarët e degës 2 në Tiranë, ka premtuar se me ardhjen e PD në pushtet, do të ketë amnisti për gjobat ndaj qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet si dhe për kamatat.

Zotime “Falas” bëri edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se në mandatin e katërt do të ndërtojë një shoqëri publike të transportit të nxënësve, pasi sipas tij sot ka shumë fëmijë që duhen mbështetur me transport falas.

Premtimet me këtë fjali me gjasë do ta dëgjojmë më shpesh në ditët në vijim. Sidomos nga dy kandidatët kryesor që kërkojnë njëri mandatin e 3 dhe tjetri mandatin e 4.

 

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme