Politika 5 April 2025, 09:06 Nga VNA

“Nisma -Shqipëria Bëhet”: Oferta populiste që synon votuesit e zhgënjyer

Ndaje në Whatsapp
“Nisma -Shqipëria Bëhet”: Oferta populiste që synon

  • Programi politik i “Nisma Shqipëria bëhet”, një koalicion mes dy politikanëve të rinj, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, është një mozaik i politikave të majta, konservatore dhe nacionaliste, që po synon të tërheqë pas vetes votën e protestës ndaj partive tradicionale që kanë qeverisur vendin për më shumë se 3 dekada.

“Shqipëria vlen më shumë se partia”, është slogani që shoqëron programin elektoral 20-faqësh të koalicionit “Nisma –Shqipëria bëhet” me protagonistë avokatin Adriatik Lapaj dhe drejtuesin e Nismës Thurje, Endrit Shabani. Në mënyrë të përmbledhur, dokumenti ofron vizionin e tyre për një sistem të ri elektoral proporcional me lista të hapura, demokracinë direkte të vendimmarrjes me anë referendumeve dhe forcimin e shtetit ligjor. Programi prezanton gjithashtu synimin për forcimin e familjes, forcimin e arsimit, përcaktimin e një minimumi jetik si dhe taksën e sheshtë. Nisma Thurrje është një parti politike e themeluar në vitin 2021 dhe në zgjedhjet e atij viti siguroi 10 mijë vota në rang kombëtar, por pa mundur të futet në parlament, ndërsa zgjedhjet vendore të vitit 2023 fitoi 5 mandate këshilltarësh bashkiakë. Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet” garon për herë të parë në zgjedhje, ndërsa drejtuesi i saj Adriatik Lapaj, i cili ka vendosur emrin e tij në fletën e votimit, duket se synon të ngjallë revoltën e qytetarëve ndaj dy partive të mëdha që kanë zotëruar skenën politike në Shqipërinë post-komuniste. Për ekspertët, sfida e këtij koalicioni është tërheqja e votës së protestës në zgjedhjet e 11 majit. Lutfi Dervishi, analist i politikës, e quan koalicionin “një nga prurjet më të zhurmshme në arenën politike” dhe programin e tyre, “një miks idealist mes reformimit kushtetues dhe retorikës nacionaliste”. “Në aspektin ideologjik, programi i këtij koalicioni është një mozaik. Nga njëra anë, ai përqafon instrumente tipike të demokracive pjesëmarrëse (si referendumi dhe fuqizimi i qytetarit), që shpesh lidhen me ide të majta progresive,” tha Dervishi për BIRN. “Nga ana tjetër, mbështet taksën e sheshtë, mbrojtjen e familjes tradicionale dhe diskursin për një shtet të fortë, elementë tipikë të një qasjeje më konservatore, pra të djathtë,” shtoi ai. Për Dervishin, koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet” nuk është ndoshta as i majtë dhe as i djathtë, “por më shumë një përzierje e kujdesshme që synon të kapë sa më shumë votues të zhgënjyer”. Për Rigels Xhemollarin, drejtues i organizatës “Qendresa Qytetare”, shkrirja e ideve të majta dhe të djathta mes dy partive i ka dhënë natyrë socialdemokrate ofertës së tyre politike. “I duhet ofertës politike 2025, si një alternative e re përkundrejt të vjetrës, si një mekanizëm presioni ndaj forcave tradicionale, por edhe si një alternativë me perspektivën për t’u rritur në objektiva dhe mbështetje pas zgjedhjeve të 11 majit,” tha Xhemollari për BIRN. Ai veçon premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor si themelin e programit të këtij koalicioni. Gjithsesi për Xhemollarin, “sfida kryesore që ata kanë nuk është programi zgjedhor, por strategjia elektorale”. “I japin identitet kauzës së përfshirjes së tyrë në politikë nga shoqëria civile, megjithëse personalisht nuk mendoj se problemi i shqiptarëve është sistemi zgjedhor, por ai politik,” theksoi Xhemollari. “Ata nuk duhet të bëjnë gabimin e partive të reja në të kaluarën, që maksimizuan votën kombëtare dhe nuk e përkthyen atë në mandate parlamentare,” shtoi ai. Edhe Dervishi sheh si sfidë përfaqësimin e tyre parlamentar më shumë se sa retorikën. “Shqipëria vlen më shumë se partia” – një slogan i fortë, por që ka një problem: nuk mjafton për të ndryshuar Kushtetutën,” thotë ai, duke iu referuar premtimeve për ndryshim të sistemit elektoral, vendosjen e demokracisë direkte apo ashpërsimit të dënimeve ndaj korrupsionit, akte që kërkojnë 84 vota në parlament. Metoda populiste Me një strukturë të ngjashme fjalish, Lapaj e ka ndërtuar gjithë diskursin e tij politik me qëllimin që t’u tregojë njerëzve të zakonshëm kontrastin e madh mes tyre dhe elitës së korruptuar të vendit. “Si ka mundësi që kjo republikë ka lekë për të paguar 15 mijë euro në orë për të fluturuar Edi Rama me avion personal dhe nuk ka lekë për gjyshërit tanë?!” tha ai gjatë një takimi me pensionistë në Vlorë. Në shkencat politike, kjo qasje njihet si “populizëm’, një filozofi që po përqafohet në të gjithë Europën nga lëvizje të majta dhe të djathta politike. Lutfi Dervishi thotë se Lapaj ka disa teza populiste, siç janë thirrjet për referendum apo për moralizimin e politikës dhe për ‘shtetin e qytetarit’, formula, që sipas tij, “përfliten pa adresuar realisht se si do të funksionojnë në një sistem, ku kultura politike është klienteliste dhe institucioni është i kapur.” “Populizmi nuk është fyerje, nuk është krim, është metodë. Dhe në këtë rast, është metodë për të galvanizuar një votë proteste,”shton ai, duke e parë populizmin si tërheqës për shqiptarët e lodhur nga riciklimi i ofertave dhe premtimeve të pambajtura. Por Dervishi është skeptik për efektin e kësaj metode. “Në fund, politika nuk matet me retorikë, por me përfaqësim. Dhe shumica për ndryshim kushtetues nuk vjen me entuziazëm, vjen me mandate. Deri atëherë, “Shqipëria vlen më shumë se partia” mbetet një thirrje interesante, por jo një platformë ndryshimi,” thekson ai. Ndërsa për Xhemollarin, profili i Adriatik Lapajt është më populist sesa tezat që ai artikulon. “Liderët politikë udhëhiqen nga prirja e audiencës në artikulimet e tyre dhe mendoj që më shumë se premtimet, z.Lapaj e bën populist profili i tij dhe afërsia me njerëzit e zakonshëm, për shkak edhe të angazhimeve të tij,” thotë ai. Sa i përket kauzës patriotike, Xhemollari, thotë se ajo nuk është vetëm një slogan, por një aksion, duke iur referuar takimeve të drejtuesve të koalicionit me zyrtarët më të lartë shqiptarë ne Kosovë e Maqedonine e Veriut. “Në fakt, shqiptarët mezi e kanë pritur ditën që Shqipëria të jetë mbi partinë, por shpresojmë të mos ngelet vetëm slogan,” përfundoi ai.

Reporter.al

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme