Politika 5 April 2025, 18:25 Nga VNA

“Gafa e Tabakut"/ Ngatërron thënien e konservatores Thatcher me liberalen Albright

Ndaje në Whatsapp
“Gafa e Tabakut"/ Ngatërron thënien e konservatores

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në një moment reflektimi mbi solidaritetin femëror në politikë, ka cituar me bindje: “Ka një vend në ferr për çdo grua që nuk mbështet një grua tjetër”, duke ia atribuar këtë shprehje Margaret Thatcher.

Vetëm se… zonja Thatcher, me gjithë famën e saj si “Zonja e Hekurt”, s’e ka thënë kurrë këtë. Autorja e vërtetë është Madeleine Albright, një liberale amerikane me profil krejt tjetër nga Thatcher, dhe me një qasje diametralisht të kundërt ndaj çështjeve të solidaritetit gjinor.

Albright e ka përdorur këtë frazë që në vitet ’90, por ajo u bë virale në një miting në mbështetje të Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Ndërkohë që mesazhi i saj ishte një thirrje për bashkim mes grave, në emër të përparimit dhe mbështetjes reciproke, Margaret Thatcher ishte e njohur për një qasje më individualiste dhe madje skeptike ndaj ideve të feminizmit. Ajo ka deklaruar hapur: “Nuk i detyrohem asgjë lëvizjes së grave” — një qëndrim që e distancon qartazi nga retorika e Albright-it.

Për më tepër, vetë figura e Thatcher-it është përdorur shpesh për të ilustruar paradoksin e grave në pushtet që nuk e kanë parë si mision përfaqësimin apo ngritjen e grave të tjera. Ndaj edhe atribuimi i kësaj shprehjeje asaj, përtej pasaktësisë historike, përmban një kontrast të fortë ideologjik dhe etik.

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme