Politika 6 April 2025, 10:22 Nga VNA

Protesta në Malin e Zi, kundërshtohet investimi arab në plazhin e Ulqinit: Ardhmëria jonë s'është në shitje

Ndaje në Whatsapp
Protesta në Malin e Zi, kundërshtohet investimi arab në plazhin e

Qytetarët kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Malt të Zi për të t’iu dhënë me qira Plazhin e Madh të Uqinit investitorëve arabë.

Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: "Ulqini nuk është në shitje”, "Larg duart nga Plazhi i Madh”, "Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiakë si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë "Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit dhe kundër marrëveshjeve që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapinplazhi., rrugën për "pastrim parash”.

Sipas tij janë në pyetje mbi 30 miliardë euro që biznismeni arab Muhamed Alabar do të investonte në projektin e Plazhit të Madh e kjo nënkupton ndërtimin e objekteve turistike, aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij do t'ia dalin të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me shumë të panjohura.

Kryeministri Milojko Spajiq tashmë ka filluar konsultimet me partitë parlamentare për miratimin e marrëveshjes. Deri tani partia e kryeministrit "Evropa tani” dhe ajo Boshnjake i kanë thënë po miratimit të kësaj marrëveshjeje. Në fakt ai i ka numrat në parlament për miratimin e këtij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do të pozicionohen subjektet e tjera në qeveri.

Koalicionet shqiptare kanë thënë, se nuk do të votojnë pro marrëveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Protestuesit dhe vetë liderët e protestës janë të vetëdijshëm, se çdo gjë është e mundur. Ata thanë se "beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e kryeministrit të Malit të Zi./ DW

 

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme