Politika 6 April 2025, 09:38 Nga VNA

Rama thotë se Berisha dhe Lapaj janë bashkë, hamendësim apo ka informacion kryeministri?

Ndaje në Whatsapp
Rama thotë se Berisha dhe Lapaj janë bashkë, hamendësim apo

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook, ka ironizuar me video të animuar Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën.

Në dialogu mes tyre, kryeministri e portretizon Lapajn si përfaqësues që merr urdhra nga Sali Berisha. Kreu i PD shfaqet si figura që e udhëzon drejtuesin e nismës “Shqipëria Bëhet” se çfarë duhet të bëjë për zgjedhjet e 11 majit.

Përtej ironisë që përdoret në video, edhe Rama mesa duket mendon se Adriatik Lapaj është nën hyqmin e Berishës. Të jetë hamendësim i tij apo ka ndonjë informacion më shumë kryeministri?!

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme