Politika 6 April 2025, 13:20 Nga VNA

Dash Sula ironizon takimin e Berishës në Elbasan ku prezantoi kandidatët: Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët e PD, të krishterët në këtë qark kush i përfaqëson?

Ndaje në Whatsapp
Dash Sula ironizon takimin e Berishës në Elbasan ku prezantoi

Deputeti Dashnor Sula ka ‘thumbuar’ sërish kreun e PD, Sali Berisha, teksa ky i fundit ndodhet në një takim në Elbasan, ku po prezanton kandidatët e PD-së për këtë qark.

Në një reagim në facebook, Sula ka ironizuar duke bërë pyetje sipas tij, Kryestrategët e Kryemagjistarët që bënë listat e kandidatëve të PD, kush do t’i përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Sula më tej shkruan se demokratët e besimit të krishterë kanë mbetur pa përfaqësuar në Elbasan dhe kjo sipas tij, “pas zhdukjes nga lista e kandidatëve, e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë”.

Ai vijon më tej sulmin ndaj Berishës duke thënë se “kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN  e Partisë Demokratike në Letër Bakalli dhe votat e demokratëve i shndërruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë”.

Postimi i Sulës:

????Kush i përfaqëson Demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?!

Zhdukja nga lista e kandidatëve, e  deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.

Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë.

Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

????Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?

Përgjigja është: Askush!

Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN  e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.

Lista është për primarin jo demokratët

 

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme