Politika 6 April 2025, 12:33 Nga VNA

Berisha nga Elbasani: Të jem realist, në këtë moshë nuk kam ambicie pushteti, as për para

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga Elbasani: Të jem realist, në këtë moshë nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit që zhvilloi në Elbasan tha se “në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, as për para, të jemi realistë”. Kreu i PD gjithashtu tha se ka vendosur të luftojë vetëm për të mbrojtur vlerat e opozitës.

Berisha më tej akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se me paratë e shqiptarëve ha biftek 1 mijë euro dhe lan makinën me 10 mijë euro në muaj.

“Me këto para Lubi Balluku dhe Maznik Ndrangheta u ulën në tavolina me 1 mijë euro bifteku. Më këto para Lubi Balluku lan makinën e vet 10 mijë euro në muaj” - tha Berisha.

Berisha më tej akuzoi edhe Arbjan Maznikun dhe Taulant Ballën duke thënë se njëri është i lidhur me Ndranghetën dhe tjetri është i bandës të Suel Çelës.

“Deputetet e krahut tjetër janë përzierje Ndrangheta -Çela, edhe Balla, pro Balla është prapa. Arbjon, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të të shpëtuar lëkurën sepse Minjorancin, antimafia italiane e coi atje ku ishte. Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit se banda atje ku është, se banda në qeveri, se Arbjoni i Ndraghetës, se Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin” - u shpreh ai.

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme