Politika 7 April 2025, 12:13 Nga VNA

Diaspora, nis shpërndarja e fletëve të votimit për emigrantët

Ndaje në Whatsapp
Diaspora, nis shpërndarja e fletëve të votimit për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga datat 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera do të mbërrijnë nga data 15 prill deri më 25 prill.

Pas pranimit të fletëve të votimit, qytetarët që jetojnë jashtë vendit duhet t'i dërgojnë ato në KQZ brenda 3 ditëve. Procesi është pa kosto për votuesit, pasi kostoja e postës mbulohet nga KQZ. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për të siguruar pjesëmarrjen e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhje, duke u siguruar që ata të mund të votojnë pa asnjë kosto.

“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT Fletët e votimit do të mbërrijnë: Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill. Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill. Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, shkruan Celibashi.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme