Politika 8 April 2025, 11:17 Nga VNA

Rama: Jam krenar për punën e SPAK, po vendosim themelet e barazisë para ligjit – Aleanca me BE, garanci absolute

Ndaje në Whatsapp
Rama: Jam krenar për punën e SPAK, po vendosim themelet e

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është krenar për rezultatet e reformës në drejtësi dhe mbështeti fuqishëm punën e SPAK, duke e cilësuar si një nga arritjet më të rëndësishme të qeverisë së tij dhe të Partisë Socialiste. Në një konferencë të përbashkët me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, Rama tha se Shqipëria po kalon një moment historik që po vendos themelet e barazisë para ligjit.

“Jo vetëm që jam i kënaqur me punën e SPAK, por jam krenar. Jam krenar sepse sot, falë reformës në drejtësi që është bërë nga Partia Socialiste dhe me mbështetjen e pakufizuar të BE-së, zyrtarë të lartë po hetohen në mënyrë të pavarur,” tha Rama, duke theksuar se ky është një ndryshim rrënjësor në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Ai theksoi se vendi nuk ka njohur më parë raste të hetimeve të pavarura ndaj zyrtarëve me pushtet politik. “Që nga viti 1912, kur kemi shpallur shtetin e pavarur, nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar dhe gjykuar në mënyrë të pavarur. Sot jemi duke bërë pikërisht këtë ushtrim dhe duke vendosur themelet e barazisë para ligjit,” deklaroi kryeministri.

Rama e konsideroi integrimin në Bashkimin Europian si element kyç për të garantuar që drejtësia e re dhe barazia para ligjit të mos varen nga vullneti politik, por të jenë norma të pandryshueshme. “Ne na duhet hyrja në BE që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që të mos varet nga dëshira e një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një standard i panegociueshëm dhe i pashkelshëm nga askush,” u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se pavarësisht kritikave dhe “llumit të përditshëm të politikës”, historia do ta kujtojë këtë fazë si një moment të rëndësishëm të shtetformimit modern. “Është një nga ato gurë themeli që mund t’i mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban mend si momente të shtetbërjes,” tha ai.

Në përfundim të deklaratës, Rama garantoi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë pa asnjë hezitim procesin e reformës në drejtësi. “Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është një garanci absolute për këtë, sepse BE ka dijet dhe instrumentet që e bëjnë të mundur këtë transformim të madh institucional dhe shoqëror për vendin tonë,” përfundoi Rama.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme