Politika 8 April 2025, 11:02 Nga VNA

Kaja Kallas: Shqipëria, partner i fortë i BE-së – 2030 një objektiv i arritshëm për anëtarësim nëse bëhen reformat

Ndaje në Whatsapp
Kaja Kallas: Shqipëria, partner i fortë i BE-së – 2030

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, gjatë një konference për mediat me Kryeministrin Edi Rama, deklaroi se Shqipëria është një partner i fortë i BE-së, duke vlerësuar përkushtimin e vendit ndaj politikës së jashtme dhe të sigurisë së unionit.

“Shqipëria është një partner i fortë i BE-së. Ju jeni aleat i NATO-s dhe jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetja ndaj Ukrainës tregojnë përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta”, u shpreh Kallas.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe angazhimin e BE-së për një mjedis të sigurt në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, ajo njoftoi se do të nisë për herë të parë dialogu Shqipëri–BE për sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në fusha si siguria kibernetike.

Sipas Kallas, BE ka ofruar 13 milionë euro për të përmirësuar përgatitjen e forcave të armatosura shqiptare, ndërkohë që po punohet në mënyrë të përbashkët me vendet anëtare për prokurimin.

Shefja e diplomacisë europiane theksoi gjithashtu mbështetjen për hapjen e kapitujve të negociatave dhe përcaktoi vitin 2030 si një objektiv të mundshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nëse vendi përmbush reformat e nevojshme.

“2030 është një objektiv i arritshëm nëse bëjmë detyrat e shtëpisë. Reforma në sundimin e ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë kyçe. Nuk mjafton vetëm miratimi, por kërkohet edhe zbatimi i tyre. Qytetarët duhet të shohin rezultate konkrete dhe besim te drejtësia”, theksoi Kallas

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme