Politika 8 April 2025, 09:06 Nga VNA

Rama: Shqipëria po shihet seriozisht nga BE, kush nuk përballon humorin s’duhet të merret me politikë

Ndaje në Whatsapp
Rama: Shqipëria po shihet seriozisht nga BE, kush nuk përballon

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria është në një fazë transformimi të madh dhe po shihet me seriozitet nga Bashkimi Europian. Gjatë rubrikës “Sy m’sy”, ai u ndal te zhvillimet europiane dhe reagimet politike në vend.

“Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush sytë, tani shihet si një destinacion turistik që rritet me shpejtësi marramendëse. Jemi në një proces të programuar prej 12 vitesh, çdo hap është i planifikuar. BE ka dhënë një afat, një datë – një gjë që nuk e bën zakonisht, për të dhënë një sinjal të qartë se po zgjerohet dhe unifikohet”, u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur komenteve të qytetarëve, Rama u ndal edhe te kritikat për përdorimin e humorit dhe satirës në komunikim publik.

“Nuk shaj, nuk i ul njerëzit me fyerje si ‘kriminelë’ apo ‘qen bir qeni’. Përdor satirën, dhe kjo i bezdis kundërshtarët. Para disa ditësh postova një teatër kukullash që më dërguan dy të rinj, një formë e lezetshme për të dhënë një mesazh. U sulmua faqja nga një grup kandidatësh të një subjekti të ri politik. Kush nuk përballon dot humorin, nuk duhet të merret me politikë”, theksoi ai.

Rama shtoi me ironi se është kënaqur me interpretimin e personazhit të tij në spektaklin “Portokalli”, duke e quajtur humorin një mënyrë serioze komunikimi.

I pyetur nga një qytetar nëse do të kërkojë një mandat të pestë nëse Shqipëria nuk hyn në BE deri më 2029, Rama u përgjigj me një buzëqeshje, duke nënkuptuar se për momentin fokusi është në përmbushjen e mandatit aktual.

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme