Politika 8 April 2025, 19:08 Nga VNA

Rama kritikon koncensionin e skanimit, nisi ta anullonte në 2013-n dhe përfundoi duke rishikuar kontratën 

Ndaje në Whatsapp
Rama kritikon koncensionin e skanimit, nisi ta anullonte në 2013-n dhe

Kryeministri Edi Rama, në takimin që zhvilloi me përfaqësues të bizneseve të transportit në Portin e Durrësit, foli edhe për koncesionin e skanimit në dogana i cili tha se është “më i gabuari i mundshëm”. Rama tha se qeveria e tij kur erdhi në pushtet u gjet përpara faktit të kryer dhe se kjo situatë do të vazhdojë deri në vitin 2030.

Kryeministri gjithashtu tha se ky koncesion nuk është hequr për shkak se do të krijonte një kosto të lartë në arbitrazh, ndaj u shpreh se me anë të një marrëveshje do të lehtësohet procesi i skanimit.

Ai më tej tha se ajo që do të bëjnë është që nuk do bëhen 100% kontrolle, por kontrollet do bëhen në bazë të riskut.

“Tema për të cilën jemi këtu është skaneri. Ky është një koncesion më i gabuar i mundshëm që mund të imagjinohet. Një koncesion atipik që ne e kemi trashëguar. Nuk e kemi pasur mundësinë ta godasim për shkak të paktit që, ashtu siç është kopsitur, do të na krijonte një kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë koston për ju. Këtu jemi para një situate që do të zgjasë deri në 2030, e dini afatin. Ajo që do të bëjmë ne është që, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve tuaja dhe kontributet tuaja si taksapagues, do të fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100%, por në bazë të kontrollit sipas riskut. Pra, nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do bëhet skanimi” - tha Rama.

Ky koncesionin u dha në vitin 2013 nga qeveria në ikje e Sali Berishës. Pas rrotacionit politik, Edi Rama u angazhua për ta anulluar koncesionin. Për këtë qeveria shqiptare pajtoi kompaninë e bashkëshortes së Tony Blair si konsulente. Pasi mori qindra mijë euro pagesa nga buxheti i shtetit, kompania britanike e këshilloi qeverinë shqiptare të mos e anullonte koncesionin.

Më pas ajo që ndodhi ishte një rinegocim i tij dhe qeveria e Edi Ramës ndryshoi skemën e financimit të koncesionit, duke ja hequr pagesat biznesit dhe duke i marrë ato përsipër nga buxheti i shtetit. Rinegocimi uli tarifat, por zgjeroi bazën duke futur në pagesë çdo deklaratë doganore.

Atë kohë opozita akuzoi qeverinë se përmes rinegocimit i dha më shumë para kompanisë, kurse qeveria pretendon të kundërtën. Koncensioni i Skanimit po prodhon rreth 4 milionë euro fitime në vit për ata që qëndrojnë pas tij, para të cilat qytetarëve shqiptarë u merren me forcën e ligjit.

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme