Politika 9 April 2025, 12:19 Nga VNA

Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës në Durrës, Arjan Ndoja/ Akuza për presion dhe lidhje me krimin

Ndaje në Whatsapp
Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës në Durrës, Arjan

Koalicioni Euroatlantik ka kallëzuar zyrtarisht në SPAK kandidatin për deputet të Sali Berishës në qarkun e Durrësit, ish-prokurorin Arjan Ndoja. Në padinë e depozituar, kërkohet nisja e hetimeve për veprat penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, duke u kërkuar të mos votojnë subjekte të tjera politike. Më tej, ai akuzohet se ka pohuar publikisht lidhje me persona të botës së krimit, me qëllim intimidimin e votuesve dhe ndikimin e procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet e 11 majit duhet të jenë të lira, të ndershme dhe pa ndikimin e grupeve kriminale apo formave të blerjes së votës,” – thuhet në dokumentin zyrtar të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme.

Koalicioni i Bashës i bën thirrje SPAK të regjistrojë menjëherë kallëzimin penal dhe të nisë një hetim të plotë, në përputhje me Strategjinë e Hetimit për Krimin Zgjedhor, e cila parashikon veprim aktiv kundër çdo forme presioni apo përfshirjeje të elementëve kriminalë në zgjedhje.

Arjan Ndoja, ish-prokuror, iu bashkua primareve të zhvilluara nga Sali Berisha dhe u përfshi në listat e kandidatëve për deputet në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 11 majit. Emri i tij është përfolur edhe më herët në opinionin publik, sidomos pas atentatit ndaj tij në nëntor të vitit 2019, pranë rrethrrotullimit të Shkozetit.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme