Politika 9 Prill 2025, 09:00 Nga VNA

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht.

Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve në regjistrin civil ishte 3.59 milionë vetë, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, afërisht 12 mijë votues nxorrën një deputet. Duke marrë parasysh se  një pjesë e votave ishin të pavlefshme, dhe një pjesë shkuan te partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, të cilët nuk prodhuan mandate, të katër partitë që morën mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për mandat.

Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe. Rrjedhimisht, në rang kombëtar, fitoi secilin nga 74 mandatet e saj për çdo 10,400 vota. mori secilin nga të 59 mandatet për afërsisht 10.600 vota ndërsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota. , sot Partia e Lirisë, mori vetëm katër mandate edhe pse grumbulloi në rang kombëtar 108 mijë vota, me një mesatare prej 27 mijë votash për mandat.

Numri i votave të nevojshme për mandat në secilin qark në zgjedhjet e 11 majit do të varet nga pjesëmarrja, e cila është diçka e paparashikueshme. Shqipëria pëson ndryshime të forta demografike çdo vit dhe Censi i vitit 2023 gjeti në Shqipëri afërsisht gjysmë milioni njerëz më pak se sa Censusi i vitit 2011, gjë që sugjeron rënie vjetore të popullsisë banuese me rreth 40 mijë vetë dhe rënie vjetore të popullsisë votuese me rreth 30 mijë vetë.

Kjo do të thotë se mes zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025, rreth 120 mijë votues mund të jenë larguar. Por kjo është e pamundur të dihet me saktësi sepse, ndonëse është e sigurt se mes Censit dhe Censusit, ka pasur rënie popullsie, ne nuk mund ta dimë nëse kjo rënie popullsie ka ndodhur në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë periudhës apo ka pasur vite kur rënia ka qenë më e fortë e vite të tjera kur  ka qenë më e paktë.

Në këto zgjedhje, pjesëmarrja pritet të ndikohet edhe nga rreth 246 mijë shqiptarë, të cilët janë regjistruar për të votuar me postë. Në rast se këta të gjithë do të votojnë, pjesëmarrja ka gjasa do të jetë më e lartë se sa më 2021 dhe rrjedhimisht, numri i votave të nevojshme për të kapur mandatin e fundit do të jetë më i lartë.

pjesëton numrin e votave që ka marrë secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radhë, deri sa të mbarojnë mandatet për t’u ndarë. Partisë që i del herësi më i lartë nga pjesëtimi, merr mandatin. Rrjedhimisht, ajo që diskutohet, dhe që është përcaktuese për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, është i ashtuquajturi mandat i fundit. Ky është edhe mandati që praktikisht synohet nga të gjitha partitë e vogla, veçanërisht në Tiranë.

Mandati i fundit është ndarë në secilin qark në varësi të pjesëmarrjes. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në Tiranë ishte veçanërisht e lartë, 53% në krahasim me mesataren kombëtare që ishte 46%. Kjo do të thotë që mandati i fundit në Tiranë u fitua me 12 mijë vota ndërsa, në Dibër, mandati i fundit u fitua me 7255 vota. Qarqet e tjera janë mes këtyre dy  shifrave si në grafik. Në Shkodër, Partia Socialdemokrate arriti të rrëmbejë dy mandate me pak më shumë se sa 16 mijë vota.

Votat e djegura ndihmojnë të mëdhenjtë

Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2021 sugjerojnë se shumë mandate kyçe për maxhorancën u fituan falë “votave të djegura”, pra votave të fituara nga partitë e vogla, kryesisht LSI. Në qarqet Durrës e Berat, LSI humbi mandat për vetëm disa dhjetëra vota. Rrjedhimisht, ndarja e opozitës kryesore në katër koalicione konkurrente, Berisha-Meta, Shehi-Alibeaj, Partia Mundësia e Shehajt dhe Euroatlantikët e Bashës, sugjeron se në shumë qarqe do të ketë shumë vota të cilat nuk do të arrijnë të prodhojnë mandat. Mandatet e humbura nga këto parti do të bien në prehërin e forcës politike që merr shumicën e thjeshtë në secilin qark./ Reporter.al

Video

Një dirigjent izraelit që mbrëmë performoi në Proms përdori rastin për të kritikuar vendin e tij për situatën në Gaza dhe njoftoi se përkohësisht nuk do të performojë më në Izrael, edhe pse vazhdon të jetojë atje. Ilan Volkov performoi me Orkestrën Simfonike Skoceze dhe iu drejtua audiencës në Royal Albert Hall pas duartrokitjeve të muzikantëve.

Ermal Beqiri i kompanisë Soft and Solution sapo la ambientet e prokurorisë së Posaçme. Ai është marrë në pyetje lidhur me një hetim që po kryen ky institucion, ndërsa më herët i është ushtruar kontroll në biznesin e tij me vendim të Gjykatës së Posaçme. Beqiri është i njohur për publikun si një nga ekspertët e videos së famshme Meta-Prifti ku, me aktin e ekspertimit të firmosur nga ai dhe dy të tjerët, ish-presidenti mori pafajësinë në Gjykatën e Lartë edhe pse ishte nën akuzën e korrupsionit. https://www.vna.al/kronika/ermal-beqiri-ekspert-i-videos-meta-prifti-pyetet-nga-prokuroria-e-posacm-i14510

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në lagjen Dudas të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka rrezikuar edhe banesat përreth, pasi objektet janë shumë afër njëra-tjetrës. Në vendngjarje janë angazhuar pesë automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, si pasojë e instalimeve të vjetra elektrike brenda banesës.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot në mbrëmje lagjen Dudas në Kiras të Shkodrës, duke shkrumbuar dy banesa. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme