Politika 8 April 2025, 20:31 Nga VNA

Berisha: Mediat e mëdha na censurojnë, po na e ngushtojnë komunikimin

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Mediat e mëdha na censurojnë, po na e ngushtojnë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatëve për qarkun e Lezhës, tha se mediat e mëdha e censurojnë. Nuk dihet se për kë media e ka fjalën lideri i PD që nuk mungon në asnjë television apo portal, por ai tha se po përpiqen me çdo kush që t’ia ngushtojnë komunikimin.

“Ndaj, të trokasim tek çdo qytetar. Ne mediat e mëdha na censurojnë. TikTokun e ekzekutoi s ii ati Havzi Nelën. Përpiqet me çdo kusht të na e ngushtojë komunikimin. Por s’mund të na pengojë kush në botë të takojmë çdo lezhjane e lezhjan” -  tha ai.

Berisha më tej tha se me ardhjen në pushtet të PD, projekti i Ballkanit të Hapur do të përfundojë “në kosh”.

Ndonëse ky projekt dështoi dhe nuk fitoi mbëshetje ndërkombëtare, qeveria e Edi Ramës ka pothuajse 2 vite që është larguar prej tij, Berisha ende zotohet se nuk do të zbatohet më.

“I garantoj fermerët e lezhës dhe gjithë Shqipërisë, për mbrojtje sezonale. Ballkani i Hapur në kosh përfundon. Asnjë ditë nuk do të zbatohet pas ardhjes në pushtet. Pas Ballkanit të hapur vendosën një taksë që s’e ka askush në botë” – u shpreh Berisha.

 

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme