Politika 10 April 2025, 19:46 Nga VNA

Rama: Jemi kryelartë që na shkojnë bashkëpunëtorët në burg

Ndaje në Whatsapp
Rama: Jemi kryelartë që na shkojnë bashkëpunëtorët

Në takimin me të rinjtë socialistë të qytetin e Durrësit, kryeministri Rama ndër të tjera tha se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin. Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama tha se PS është kryelartë që drejtësia po bën punën e vet.

“Sa qesharakë që janë, mendojnë se duke u thënë shqiptarëve se sa veta janë në burg, shqiptarët do mendojnë që ky është një fakt që ne do ulim kokën, në fakt është e kundërta. Ne jemi kryelartë që populli të shikojë këtë që nuk e ka parë kurrë në histori, që drejtësia të bëjë punën e vet”, tha Rama.

Në fakt në një vend normal dhe me moral politik, një kryeministër që shumica e bashkëpunëtorëve i futen në burg për korrupsion, do kishte dhënë dorëheqjen duke u larguar me vullnetin e tij. Vetëm në Shqipëri mund të ndodh që sa më shumë zyrtarë të qeverisë futen në burg, aq më kryelartë është kreu i shtetit, i cili herë herë nuk harron të sulmojë drejtësinë me deklarata të tipit “Republikë Prokurorësh”. Deklarata të cilat për momentin duket se i ka lënë mënjanë për shkak të fushatës.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme