Politika 9 April 2025, 21:10 Nga VNA

PD dhe PSD bojkotohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër, shprehen kundër propozimeve të PS

Ndaje në Whatsapp
PD dhe PSD bojkotohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër,

Për herë të parë, Këshilli Bashkiak në Shkodër u përball me bojkot dhe kundërshtim nga socialdemokratët gjatë mbledhjes së tij të radhës. Pas miratimit të 5 pikave të para të rendit të ditës, të cilat kishin të bënin me ndihmën ekonomike për qytetarët, qiranë e banesave sociale dhe strehimin emergjent për disa familje të dëmtuara nga zjarri, këshilltarët e PSD dhe PD vendosën të bojkotojnë mbledhjen.

Ata e arsyetuan këtë veprim duke thënë se miratimi i pikave të tjera është i paligjshëm për shkak të periudhës së fushatës elektorale.

Edhe nga ana e demokratëve, u shprehën se miratimi i këtyre vendimeve në këtë periudhë është kundërligjor. "Ne nuk mund të shohim veten si patericë. Nuk mund të bëhemi pjesë e këtij procesi", tha Marina Duhani, këshilltare e PSD-së.

Me largimin e socialdemokratëve dhe më pas të demokratëve, mbledhja u shpall e dështuar. Socialistët e cilësuan sjelljen e kolegëve të tyre të papranueshme. Një nga pikat kryesore që ishte dërguar për miratim ishte ajo për menaxhimin e plazheve publike nga Bashkia Shkodër, përfshirë edhe plazhin e Velipojës.

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme