Politika 9 April 2025, 20:43 Nga VNA

Luan Baçi: PD do fitojë në 11 maj se është pastruar nga mbeturinat

Ndaje në Whatsapp
Luan Baçi: PD do fitojë në 11 maj se është pastruar

Deputeti demokrat dhe kandidati në listën e mbyllur të Fierit, Luan Baçi i ftuar në A2 CNN, deklaroi se mazhoranca do të humbasë në zgjedhjet e 11 majit dhe kjo gjë shihet fare qartë në publik. Baçi gjithashtu shtoi se opozita në këto 12 vite është forcuar dhe është pastruar dhe nga njerëzit që ai i quajti të shitur.

“PD sot më shumë se kurrë është në një bashkëpunim të hapur me ndërkombëtarët. 12 vite në opozitë e kanë forcuar atë dhe është pastruar nga mbeturinat. Edhe lidershipi në atë kohë ishte i shitur” – tha Baçi.

Se sa e fortë do të jetë PD në këto zgjedhje e cila është e përçarë në disa parti kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e 11 majit. Por nuk dihet se për çfarë “pastrami nga mbeturinat” e ka fjalën deputeti Baçi. Sepse përveçse disa figura po riciklohen në parti, disa të tjerë që u quajtën tradhëtarë gjatë përplasjes në PD u rikthyen, madje i kanë zënë edhe vendin në qarkun e tij.

 

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme