Politika 10 April 2025, 14:03 Nga VNA

Dy muaj në burg/ Reagon Veliaj, qan hallin se janë tre gra pa burra

Ndaje në Whatsapp
Dy muaj në burg/ Reagon Veliaj, qan hallin se janë tre gra pa burra

Kryetari në detyrë i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit ka reaguar një ditë para nisjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në Facebook, Veliaj qan hallin se jashtë ka lënë tre gra pa burra dhe se do i mungojë fushata.

"Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq - larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona - 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri".

Kjo fushatë mund të ketë shumë mungesa, por fytyra dhe figura e Erion Veliaj besoj dhe mendoj se nuk do t'i mungojë askujt.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme