Politika 10 April 2025, 13:12 Nga VNA

Parlamenti i ri/Berisha heziton të flasë për mandatet e PD

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti i ri/Berisha heziton të flasë për mandatet e PD

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hezitoi të bënte një bërë një parashikim sesa mandate do të fitojnë në zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë një konference për gazetarët një ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale, Berisha u pyet lidhur me mandatet që PD do të sigurojë, por ai nuk foli me shifra.

Berisha tha se nuk është një profet që të bëj parashikimin, por shtoi se po mundohet të marrë mbështetje madhore në 11 Maj.

“Siç e kam theksuar nuk jap kurrë përqindje e numra nuk jam profet dhe nuk marr rolin e profetit. Po mundohem të siguroj mbështetje madhore për fitoren 11 Majit”, tha Sali Berisha.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme