Politika 11 April 2025, 12:25 Nga VNA

Dekorimi i Ramës nga Izraeli/ Sot protestë para Xhamisë së Namazgjasë

Ndaje në Whatsapp
Dekorimi i Ramës nga Izraeli/ Sot protestë para Xhamisë së

Sot në orën 14.10 mbahet një protestë para Parlamentit. Forumi Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje për protestë në shenjë revolte pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit. Nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, pritet të drejtojnë një thirrje Ku theksojnë se dekorimi nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza”.

Ata njoftojnë se protesta do të zhvillohet “për heshtjen që Shqipëria po bën ndaj kësaj masakre që po ndodh në Palestinë”.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u vlerësua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë marrjes së çmimit Rama tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.

Njoftimi për mediat

Të nderuar përfaqësues të medias, Dekorimi i kryeministrit Edi Rama nga presidenti i Izraelit, me medalje, nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza. Ndaj sot një grup shoqatash do të protestojnë përpara Parlamentit, për heshtjen që Shqipëria po bën ndaj kësaj masakre që po ndodh në Palestinë. Ju ftojmë të jeni pjesë e protestës së sotme në orën 14:00.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme