Politika 11 April 2025, 11:15 Nga VNA

Zëdhënësja e Berishës: “Shqipëria në BE nuk është prioriteti ynë”

Ndaje në Whatsapp
Zëdhënësja e Berishës: “Shqipëria në BE nuk

Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD-së nuk i intereson anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian në momentin aktual. Garo theksoi se shqetësimi kryesor i shqiptarëve është përmirësimi i kushteve të jetesës dhe zgjidhja e problemeve të përditshme, si rrogat më të larta dhe parandalimi i largimit të rinisë nga vendi.

“Shqipëria ka nevojë që shqiptarët të jetojnë mirë sot, jo vetëm të ëndërrojnë për BE-në. Shqipëria në BE është e dytësore për ne, tani është më e rëndësishme që të sigurojmë jetesë më të mirë për qytetarët,” tha Garo gjatë një interviste në emisionin “Opinion”. Ajo e kritikoi kryeministrin Edi Rama për premtimet e tij lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e quajtur këtë një “përrallë” që i shitet shqiptarëve për të larguar vëmendjen nga problemet reale të vendit.

Sipas Garos, e ardhmja e Shqipërisë dhe integrimi i saj në BE janë tërësisht të parëndësishme për momentin, pasi shqiptarët janë përballur me sfida të mëdha sociale dhe ekonomike. Ajo theksoi se prioriteti duhet të jetë përmirësimi i kushteve të jetesës dhe sigurimi i një të ardhmeje më të mirë për qytetarët, duke shmangur emigrimin masiv.

Në fund, Garo përmendi se Partia Socialiste ka dështuar gjatë 12 viteve të qeverisjes dhe ka bërë të pamundur realizimin e reformave të nevojshme, duke shtuar se PD është gati të ofrojë një alternativë të besueshme për shqiptarët.

Garo: Blendi, shqiptarët sot kanë probleme mbijetese. Kanë probleme që nuk ja dalin dot në fund të muajit. Berisha kur premton Shqipërinë Madheshtore, pikërisht këtë përmirësim të jetës së shqiptarëve premton. Kështu që, Shqipëria në BE është tërësisht irrelevante dhe jo e rëndësishme, në këtë moment që ndodhemi. Kemi nevojë të përmirësojmë jetën tonë, kemi nevojë të ndryshojmë. Sigurisht që opozita…

Fevziu: Ne po diskutojmë a ngjit apo s’ngjit slogani që ka bërë

Garo: Slogani vetëm me Edin dhe PS, deri tani ka treguar që…

Fevziu: Jo, ai ka thënë Shqipëria në BE në 2030.

Garo: PS ka dështuar këto 12 vite. Shqiptarët janë të pakënaqur, vetë socialistët janë të pakënaqur. Ka dështuar që të arrijë një vepër të madhe.

Fevziu: Po ai është votuar.

Garo: Nëse ai është votuar… jam dakord që edhe opozita ka pasur problemet e saj, ka pasur përçarje. Shiko Blend, në çdo vend tjetër, me gjithë këta zyrtarë të korruptuar, çdo kryeministër do kishte ikur nga ai post. Ndërkohë, Edi Rama premton për Shqipërinë në BE. Kjo është absurde. Unë jam dakord, opozita ka pasur problemet e veta. Ndoshta nuk ka qenë një alternativë e mirë për shqiptarët, megjithatë pas gjithë këtij procesi të vështirë që kemi pasur, kemi treguar që jemi ringritur, e vijmë për t’u bërë një alternative e besueshme.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme