Politika 11 April 2025, 11:52 Nga VNA

PD çel sot fushatën, La Civitas njofton: Sherifi po zbret në qytet

Ndaje në Whatsapp
PD çel sot fushatën, La Civitas njofton: Sherifi po zbret në

Partia Demokratike çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Dhe drejtuesi i fushatës elektorale, amerikani Chris LaCivita, ka njoftuar se po vjen në Shqipëri.

Pak përpara nisjes së fushatës elektorale, LaCivita shkruan se ‘sherifi po zbret në qytet’.

Në mesazhin e tij, LaCivita thekson se komentuesit e kanë paralajmëruar Ramën se në qytet do vijë një sherif i ri.

Ardhja e La Civitas është njoftuar edhe nga PD e cila pritet të mbajë mitingun hapës në orën 19:00 në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme