Politika 11 April 2025, 14:03 Nga VNA

Berisha akuzon Manjën: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Manjën: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar në Facebook, sipas tij një skandal të ndodhur në burgun e Reçit. Kreu i selisë blu  ka postuar një mesazh që ka mbërritur në adresën e tij ku tregohet se me urdhër të ministrit Manja dhe të Gys Agasit, bajrët e arrestuar janë transferuar në burgun e Reçit në Shkodër. Sipas denoncuesit, Safeti është drejtori real i këtij burgu dhe bashkë me anëtarët e bandës së tij janë të pajisur me telefona e bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi në darkë. Denoncimi Burgu u Reçit me drejtor Safet Bajrin. [?] Lexoni denoncimin e qytetarit digjital! Përshëndetje dr. Me urdhër te ministrit Manja dhe Gys Agasit Bajret nga burgu 313 i Tiranes jane transferuar ne Burgun e Reçit ku në fakt Safeti është drejtori real. Ai vet dhe dy te te burgosur të tjerë janë pajisur me telefona dhe bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi ne darke. Ju lutem anonim, e kuptoni vet.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme