Politika 11 April 2025, 20:41 Nga VNA

PS dhe PD e nisin me probleme teknike fushatën elektorale

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD e nisin me probleme teknike fushatën elektorale

Duket se organizatorët e PS dhe PD kanë harruar një rregull të thjeshtë: “Teknika nuk të fal.” Në nisjen e fushatave elektorale, problemet teknike duket se i kanë bërë partitë të duken më shumë si debutues të pasigurt në një talent show sesa si forca kryesore politike të vendit.

Në eventin e PS, ideja ishte e thjeshtë dhe ambicioze: drejtuesit e qarqeve do të lidhnin live për të prezantuar gratë në lista. Por në qarkun e Lezhës, plani “u fik” bashkë me zërin e Ulsi Manjës, i cili fliste energjikisht ndërkohë që publiku dëgjonte vetëm… heshtjen. Teknikët vrapuan të rregullonin situatën, por gabimet teknike e sosën durimin e Ramës, i cili e shkurtoi ceremoninë duke kaluar direkt te fjalimi i tij.

Nga ana tjetër, PD pati një moment “kryqëzimi mes politikës dhe diskotekës.” Ndërsa përfaqësuesit mbanin fjalime, fonia vendosi t’i vendosë përsipër këngën e filmit Rocky Balboa që nuk ndalonte. Qytetaët në shesh mbetën në dilemë: të dëgjonin fjalimin apo të kërcenin? Ishte një konkurrencë e pabarabartë, dhe kënga duket se fitoi në disa raste. Bashkë me thirrjen “o Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

Ndonëse këto situata mund të duken qesharake, ato lënë një shije të hidhur tek mbështetësit e partive. Për dy forca politike që pretendojnë seriozitet dhe përgatitje maksimale, këto defekte janë si një lloj testimi për fushatën që sapo ka trokitur. Mos ndoshta është koha që në listat e kandidatëve të fusin ndonjë teknik zëri?

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme