Politika 11 April 2025, 18:09 Nga VNA

Paratë nuk prodhojnë demokraci

Ndaje në Whatsapp
Paratë nuk prodhojnë demokraci

Një biznesmen i suksesshëm është i pari në politikën shqiptare që nuk e fsheh se ka hedhur një shumë të madhe parash nga xhepi i tij personal për të bërë politikë. Ndonëse, sipas gjasave, paratë e Agron Shehajt janë një qindarkë në krahasim me paratë e padeklaruara të zgjedhjeve shqiptare, është mirë të kemi parasysh se në asnjë rast paratë nuk prodhojnë demokraci.

Një nga makthet më të forta të demokracisë në ato pak vende të botës ku ajo ekziston në forma dhe cilësi të ndryshme, një shqetësim që në fakt është dhënë që nga koha e Greqisë së lashtë dhe është popullarizuar nga studimet e Etërve Themelues të Shteteve të Bashkuara, është rrëshqitja e demokracisë drejt plutokracisë dhe oligarkisë si pasojë e pabarazive ekonomike në rritje. Ajo që u studiua për paralajmërim është periudha e rënies së Perandorisë Romake, kur, disa gjeneralë romakë, pasi u pasuruan në mënyrë të paimagjinueshme në luftërat kundër mbretërive të pasura të Mesdheut Lindor, u kthyen në shtëpi dhe përdorën paratë e bëra si plaçkë lufte për të blerë zgjedhjet. Në bllokun e tij të kuq, ironizonte Ciceroni “kolegun” e tij gjeneralin kokëgdhë , fitimet e të cilit nga luftërat në lindje arrinin në disa herë të ardhurat vjetore të Romës, “ka një listë të konsujve që kanë qenë në të shkuarën, dhe një tjetër, të atyre që do të vijnë në të ardhmen.” Konsujt ishin pozicioni i barasvlershëm me kryeministrin sot dhe ata zgjidheshin me votim popullor një herë në vit, pa të drejtë rikandidimi për së paku dhjetë vjet pas mandatit të parë dhe, për shumicën, praktikisht të vetëm të jetës së tyre. Dhe ndërsa paratë e përdorura për të blerë zgjedhjet u shtuan, zgjedhjet humbën kuptimin e të qenit të tilla dhe Roma, jo shumë më vonë se sa kjo, humbi republikën dhe lirinë. Debati në botën e sotme është i ethshëm në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjitha demokracitë dhe, ndonëse parimi i gjithëpranuar është që, pasunarët nuk mund të lejohen të shpenzojnë pa limit nga xhepi i vet për të bërë politikë, mekanizmat për zbatimin në praktikë të kufizimeve të tilla nuk kanë qenë shumë të efektshme. Parimi është që partitë politike dhe kandidatët, gjatë fushatave apo gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm, nuk duhet të lejohen të shpenzojnë para pa limit, por gjithashtu që, një kompani apo një individ, pavarësisht se për çfarë qëllimesh e bën, nuk duhet të lejohet të shpenzojë pa limit për një apo disa kandidatë apo parti. Kur kufizime të tilla u vunë në , në skenë u shfaq një skemë e tërthortë, e njohur si skema e Vëllezërve Koch, dy industrialistë të pasur të cilët, për të shmangur financimin e drejtpërdrejtë të partisë së tyre të parapëlqyer, financuan rreth 1 mijë organizata, që të gjitha të deklaruara si politikisht neutrale, por që promovonin dhe rrjedhimisht sillnin votues për partinë përkatëse. Ky u njoh si problemi i palëve të treta. Me një hamendësim mund të themi se në fakt, paratë e Agron Shehajt, i cili nuk thotë se sa ka shpenzuar deri më sot për partinë , por, në një emision televiziv deklaroi se në llogarinë e partisë së tij kanë mbetur ende “vetëm 140 mijë euro”, janë jo aq shumë sa shumat marramendëse që duket se hedhin, me burime financimi të padeklaruara, partitë kryesore në vend. Por rasti i Shehajt është i vlefshëm për të rikujtuar se në botën demokratike, nëse ke para, kjo nuk do të thotë se lejohesh të shpenzosh sa të duash, sepse përndryshe, nuk kemi të bëjmë më me , por me plutokraci. Demokracia është regjimi nën të cilin njerëzit kanë mundësi të barabarta për të garuar dhe ku politika funksionin në bazë të bindjes dhe jo të shtrëngimit. Paratë, nëse përdoret, jo për mirëqenien, qejfet dhe jetën e luksit të atij që i posedon, por përdoren për pushtet, qoftë ky pushtet i synuar për të bërë më shumë para, qoftë pushtet i synuar për shkak të sëmundjes për të qenë i pushtetshëm, qoftë edhe pushteti i dikujt që beson se mund të bëjë mirë dhe t’i shërbejë nevojave të popullsisë së gjerë, nuk janë demokratike dhe nuk mund të prodhojnë demokraci. Paratë e disponueshme për politikë duhet të kufizohen, qoftë nëse posedohen nga një individ, qoftë nëse posedohen nga një grup apo një parti politike. Dhe para se të mendojmë për t’u kufizuar me ligj, efikasiteti i të cilit mund të lërë në çdo rast për të dëshiruar, është shumë e arsyeshme që t’i kufizojmë si etikë shoqërore. Është e nevojshme që të biem dakord që, një individ, pavarësisht se sa i pasur është dhe pavarësisht se për çfarë arsyesh parimore dëshiron të shpenzojë paratë e veta, të vetëpërmbahet dhe të mos kontribuojë për politikanin apo partinë e tij të preferuar pa limit. Në fakt, nëse me të vërtetë mbështet demokracinë, duhet ta ketë për nder që të kufizojë vetveten pavarësisht sasisë së parave që disponon. Nuk është e mundur as që të justifikosh të tilla në emër të një qëllimi më të lartë. Shqiptarët duhet të mësohen që të kontribuojnë për politikëbërjen, me fjalë dhe me paratë e veta, sepse, nëse nuk ka kontribute nga qytetarët e zakonshëm, partitë politike dhe politikanët do të financohen nga i shtetit, grupet e interesit, biznesmenët apo drejtpërsëdrejti, krimi. Njëkohësisht duhet të kihet parasysh se demokracia konsiston në kontribute të vogla, fjala vjen, 10,20, 100 apo 200 euro maksimumi për individ, sepse përndryshe, nuk mund të flasim më për demokraci./ Reporter.al  

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme