Politika 11 April 2025, 14:20 Nga VNA

Erion Veliaj në burg, Rama flet për mungesën e tij në fushatë

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj në burg, Rama flet për mungesën e tij në

Edi Rama, në prag të çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, ka dhënë një intervistë në lidhje me arrestimin e Veliajt para fushate, dhe nëse kjo ka pasur ndikim në Tiranë, numri një i PS tha se dëshiron të japë asnjë koment, pasi sipas tij fokusi është te 11 maji.

TCH: Është fakt që Erion Veliaj ishte një makinë elektorale në Tiranë. Sa ka ndikuar arrestimi i tij në fushatën elektorale të Tiranës?

Rama: Nuk do të bëj asnjë koment për këtë. Tani jemi të gjithë të fokusuar te 11 maji dhe çdo energji, çdo forcë, çdo gjallë është vetëm për 11 majin.

TCH: Sa shqetësuese janë për rezultatin përfundimtar të PS-së, përfshirja e partive të reja në këtë garë elektorale?

Edi Rama: Nuk kemi asnjë shqetësim për këtë. Partitë e reja, që në fakt, në këndvështrimin tim me aq sa kam parë dhe me aq sa kam mundur të dëgjoj deri më sot, të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të partive të tyre, sepse qasjen, gjuhën, mënyrën e ndërveprimit e kanë shumë të vjetër dhe të kujtojnë “kënetën” një në dy fjalë, një në dy gjeste, një në dy ulërima. Por nga ana tjetër janë të mirëseardhura në fushën e betejës. Nuk mund t’i uroj sukses, por patjetër që nuk kam asnjë problem me ta.

TCH: Kush besoni se do të jetë ylli i skuadrës socialiste në përfundim të këtyre zgjedhjeve? Sepse ju e keni përmendur shpesh, ju keni ndërtuar një ekip…

Edi Rama: Ne yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të Bashkimit europian.

Burimi: Top Chanel

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme