Politika 11 April 2025, 21:32 Nga VNA

Prania e La Civita, ‘risia’ në çeljen e fushatës së PD/ Berisha thirrje Ramës: Ik me votë, je e keqja më e madhe e këtij vendi

Ndaje në Whatsapp
Prania e La Civita, ‘risia’ në çeljen e fushatës

Partia Demokratike çeli sot fushatën zgjedhore me një takim në sheshin “Nënë Tereza”. Ndryshe nga ç’pritej, i vetmi ndryshim nga takimet e deritanishme të Berishës, ishte rikthimi i La Civita në Shqipëri i cili mbajti një fjalim të shkurtër. Strategu amerikan tha se socialistët do të dështojnë siç dështuan edhe ata në SHBA, ndërsa përdori retorikën e kreut të PD ku tha se të majtët duan të fusin në burg të gjithë opozitën.

"Votoni për Berishën, jepini vendit shpresë dhe mundësi! Socialistët do dështojnë, siç dështuan edhe me Trump! Ta bëjmë Shqipërinë madhështore. Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish? Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg të gjithë opozitën e tyre”  -  tha ndër të tjera LaCivita.

Pas tij fjalën e mori Sali Berisha, që ndër të tjera paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të mos prek votën, përndryshe vend në tokë nuk do të ketë, ndërsa i bëri thirrje që të largohet me votë.

“I them Edi Ramës, mos prek votën se në mënyrë absolute mbi tokë vend nuk do të kesh. Jo! Largohu me votë se i ke bërë të këqija të mëdha këtij vendi. Po ikën me turp se keqja më e madhe e këtij kombi, pas Enver Hoxhës” – tha Berisha.

Kryedemokrati pati dhe një përgjigje për Ramën lidhur me moshën, ku tha se “për sa i përket moshës, ju garantoj që ay ngjet jo me Gramozin por me gjyshin e Gramoz Ruçit”.

Berisha gjithashtu tha se me vettingun që Rama i bëri, i tregoi shqiptarëve se Berisha është politikani më i pastër që kanë njohur shqiptarët.

 

 

 

 

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme