Politika 12 April 2025, 19:24 Nga VNA

Sali Berisha krahason veten me iPhone dhe Ramën me Nokia/ Premton një Ministri për Familjen

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha krahason veten me iPhone dhe Ramën me Nokia/ Premton një

Sali Berisha e krahasoi veten sot me iPhone, ndërsa Ramën me telefonin Nokia, në prezantimin e programit të PD-së. Kryetari i saj shpalli disa prioritete, duke e vendosur familjen shqiptare në qendër si faktor themelor të dinjitetit dhe solidaritetit njerëzor të shqiptarëve.

Sipas Berishës, familja shqiptare vitet e fundit ka përjetuar një agresion të egër nga George Soros. Ai pretendoi se në kopshtet dhe shkollat shqiptare fëmijëve po u mësohej që t’u drejtoheshin prindërve jo më si nënë dhe baba. “Për ne, familja është sa hyjnore dhe tokësore,” tha Berisha, duke premtuar se do të bëjë gjithçka për solidaritetin, rimëkëmbjen dhe mirëqenien e familjes.

Në qeverinë e ardhshme, PD do të krijojë Ministrinë e Familjes, e cila do të aplikojë politikat më të avancuara për familjen shqiptare. “Fëmija i tretë do të mbështetet nga lindja deri në 23 vjeç për çdo gjë,” tha kryetari i PD-së, duke garantuar gjithashtu se qeveria e ardhshme do të ndihmojë nënat kryefamiljare për të lehtësuar çdo mungesë.

“Ne zotohemi se do të luftojmë së bashku me murin e patriarkatit. I garantojmë gratë dhe vajzat se do të bëjmë gjithçka për t’i mbështetur, përfshirë dhe shpërblimin për gratë shtëpiake,” premtoi Berisha, një premtim që bie në kontrast me programin konservator që PD pretendon se ka adaptuar.

Berisha theksoi gjithashtu se në programin e PD-së do të ketë një vend të veçantë për rininë shqiptare. “Shqipërinë madhështore do ta bëjnë të rinjtë,” tha ai, duke përmbyllur aktivitetin e prezantimit të programit të PD-së.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme