Politika 12 April 2025, 17:18 Nga VNA

Slogani i PS me 12 Yje: Berisha heq Ahmetajn, Këlliçi e vendos

Ndaje në Whatsapp
Slogani i PS me 12 Yje: Berisha heq Ahmetajn, Këlliçi e vendos

Slogani i PS me 12 yje është ironizuar nga ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Fillimisht, Këlliçi publikoi një foto me 12 yje, duke i zëvendësuar me fotot e ish-deputetëve dhe ministrave të PS-së nën hetim apo të arrestuar nga SPAK, si Arben Ahmetaj, Ilir Beqja, Safet Gjici, Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj. Përshkrimi i fotos ishte: “Yjet e krimit janë tashmë yjet e pashuar.” Në qendër të 12 yjeve ishte Edi Rama.

Por kjo foto, që personifikon në mënyrë ironike sloganin e PS-së, u rimor nga Berisha, i cili hoqi Arben Ahmetajn dhe e zëvendësoi me foton e Safet Bajrit. Në qendër, Berisha nuk vendosi Ramën, por një mi.

Pas ndryshimeve të Berishës, edhe Belind Këlliçi editoi foton, duke publikuar versionin e Berishës.

Mire fantazia e Berishës dhe servilizmi i Këlliçit lënë për të dëshiruar. Por më e rëndësishme mbetet pyetja: pse e amniston vazhdimisht Sali Berisha ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj?

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme