Politika 12 April 2025, 12:39 Nga VNA

Açka ironizon Bardhin: Ç’të gjeti dje babam që ishe në fund të rreshtit? Pse emri yt nuk u lexua i pari?

Ndaje në Whatsapp
Açka ironizon Bardhin: Ç’të gjeti dje babam që

Deputetja Flutura Açka ka bërë një shënim për Gazment Bardhin, ku hedh dyshime se mes tij dhe Sali Berishës nuk është më bashkëpunimi i mëparshëm, kur lideri demokrat e përdori Bardhin për të “bashkuar” partinë e përçarë.

Sipas saj Berisha e ka korruptuar Bardhin për të përçarë demokratët dhe tani po tenton ta mënjanojë. Deputetjai është drejtuar me ironi Bardhit ku e ka pyetur, se ‘a nuk është ai tani pjesë e ajkës së partisë’.

Deputetja Flutura Açka ka bërë një shënim për Gazment Bardhin, ku hedh dyshime se mes tij dhe Sali Berishës nuk është më bashkëpunimi i mëparshëm, kur lideri demokrat e përdori Bardhin për të “bashkuar” partinë e përçarë.

Sipas saj Berisha e ka korruptuar Bardhin për të përçarë demokratët dhe tani po tenton ta mënjanojë. Deputetjai është drejtuar me ironi Bardhit ku e ka pyetur, se ‘a nuk është ai tani pjesë e ajkës së partisë’.

"O hero, ty par(t)ia nuk të do!

Shënimi i orës 12.00

30.

Me mitingun e djeshëm të hapjes se fushatës së PDs po merren shumë përshkrues, dhe në të vërtetë, ke shumë çfarë të thuash.

Por unë do ta kursej gjykimin tim në respekt të mijëra demokratëve, të cilët, me hir a pahir, me dëshirë a detyrim, me besim a dyshim, janë sot të ndarë në copa dhe në kurthin politik të dy personazheve që i mbajtën, i votuan, i përkëdhelën dhe i durojnë ende: Sali Berisha e Lulzim Basha.

Mua më shqetëson heroi im, ndaj të cilit, plot katër vite më parë, siç edhe shihet nga fotoja e një dite prilli 2021, kam pasur besim të plotë.

Nuk e njihja, as sot nuk mëtoj se e njoh ndonjëfarë, pasi është e prej atyre personazheve që të tjera flet dhe të tjera mendon, të tjera bën dhe të tjera do të donte të bënte. Politikisht flas, gjithnjë.

A është kjo e mirë apo e keqe në politikë, iu mbetet demokratëve që ta gjykojnë, veçmas më 12 maj, në varësi të asaj çdo të prodhojë strategjia e këtij heroi (dhe e ca bythecëve të tij) pas majit të vitit 2023, ose më herët, qysh nga darka e Ukës së dhjetorit 2022, ose edhe më herët, nga shtatori 2021.

Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fud të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm.

Ç’të gjeti, babam?

Madje, kur erdhi fjala qe të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021.

Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim?

A nuk ështe më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?

Të jetë, vallë, duke projektuar ndonjë strategji shpëtimi nga ky turp politik ku e futi veten, dhe ne të gjithë bashkë?!

Të jetë, vallë, duke përgatitur ndonjë puç alla kalamajsh që luajnë me topa lufte?

Aferim! Por atë, burrin që hedh diell dhe lëshon breshër kur të dojë mbi PDn, i cili ty, një Zot e di se si të korruptoi (politikisht), e quajnë Sali Berisha!

Gjithsesi, suksese! ✌?"

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme