Politika 12 April 2025, 15:13 Nga VNA

Rama shpall Skënderbeun profetin e ri të shqiptarëve/ Hapja e fushatës si tallava elektorale e PS

Ndaje në Whatsapp
Rama shpall Skënderbeun profetin e ri të shqiptarëve/ Hapja e

Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale ditën e sotme me një aktivitet në sheshin “Skënderbej”, ku nuk munguan këngët, vallet dhe polifonitë që i paraprinin daljeve në skenë të kandidatëve të çdo qarku. Në fund ishte radha e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe ai kishte këngën e vet që ia kishte pëgatitur miku i ngusht i kryebashkiakut Erion Veliajt, reperi Noizy.

Në fjalimin që zgjati disa minuta me theks te premtimi i tij në këtë fushatë, anëtarësimi në BE, Rama nuk kurseu patriotizmin e madh duke thënë se shqiptarët e kanë dashur perëndimin që në kohën e Arbërve. Madje kryeministri shkoi më tej ku cilësoi Gjergj Kastriotin si profetin e shqiptarëve dhe që e ka lënë amanet për t’u bërë një me fatin e Europës.

“Arbërit ishin i vetmi popull autokton në Europë. 1308 murgj që u shënuan si anonimë, shkruan se ky popull mezi pret të idealizohet me perëndimorët, kurdo që i shtrohet dora e besimit dhe ligjit. Për të katërtën herë, profeti ynë Gjergji i bën Europës, se çmimin se ca familje i takon arbënorit i cakton vetë, dhe si një fanatik i vendosur të jetë gur i rëndë në vendin e vet. Së bashku me ju në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar të Europës, profetit tonë kombëtar, për t’u bërë një me fatin Europian që ai atje mbi kalë na e përcaktoi si tonin që më pas rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë dhe të gjitha luftrave të mendimit patriotik shqiptar, na e konfirmuan si amanet” – tha ai.

Duke qenë se buxheti i shtetit në 12 vite është zbrazur jo pak nga korrupsioni, Rama foli për të mirat që do të  sjell BE. “Kur shqipëria të ulet në atë sofër, do të marrë të njëjtën shumë 1 miliard e ca euro, por ama çdo vit” – tha ai.

Ndonëse shumë prej bashkëpunëtorëve i ka të arrestuar nga SPAK, kryeministri u shpreh sërish se PS është garancia e vetme për drejtësinë. “Qysh nga 1912 dhe deri pak vite më parë nuk ka pasur asnjëherë në asnjë individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar apo gjykuar nga prokurorë apo gjykatës të pavarur  prej qeverisë” – u shpreh Rama.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme