Politika 13 April 2025, 10:31 Nga VNA

Gjin Gjoni: Opozita do të ribëjë reformën në drejtësi pas pushtetit, pa partnerët e Sorosit

Ndaje në Whatsapp
Gjin Gjoni: Opozita do të ribëjë reformën në

Kandidati për deputet i opozitës, Gjin Gjoni, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin se, kur aleanca AMSH të marrë drejtimin e vendit, do të ribëjë reformën në drejtësi me partnerë ndërkombëtarë të tjerë, pasi ajo është realizuar nga Soros.

Gjoni theksoi se reforma në drejtësi nuk është realizuar nga PS, por nga 140 deputetët dhe se pasojat që po përjetojmë tani janë rezultat i ligjeve të kaluara më vonë. Sipas tij, PD do të punojë me institucionet ndërkombëtare për të rivendosur drejtësinë dhe për të krijuar një drejtësi të pavarur. Ai shtoi se reforma do të bëhet pas ndryshimeve kushtetuese dhe se drejtësia aktuale është e kapur, me mijëra dosje të bllokuara.

Në lidhje me fushatën elektorale, Gjoni vuri theksin te programi i qartë i opozitës, duke shtuar se Rama ka dështuar në qeverisje dhe se gjysma e ministrave të tij janë të akuzuar për korrupsion.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme