Politika 13 April 2025, 18:11 Nga VNA

Berisha: Me mbështetjen e La Civitës, PD drejt fitores më 11 maj. Firmoset fundi narkodiktaturës

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Me mbështetjen e La Civitës, PD drejt fitores më 11 maj.

Sali Berisha nisi fjalën me diasporën në Brescia për fushatën elektorale të 11 majit, me superlativa për shqiptarët atje si shembuj suksesi dhe sakrifice.

“Nëse ka një forcë politike në Shqipëri që mishëron këto trajta shqiptare është PD. Kaluam një opozitë të gjatë, proces rithemelimi të vështirë. U luftuam 3 vite me radhë për të zhdukur Shqipërinë me opozitë. Ashtu si ju që fitoni çdo sfidë dhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Mbrojtëm interesin kombëtar. Do shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e Edi Ramës”, tha Berisha.

Ai falënderoi miqtë italianë dhe udhëheqësit e Forza Italia që sipas tij, qëndruan me PD dhe vijuan traditën e Silvio Berlusconit, të cilin e quajti mikun më të madh të shqiptarëve.

“Vij këtu te ju me tre lajme shumë të mira nga kjo javë, fasada ra!” – u shpreh Berisha, duke përmendur pritjen e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku foli për “narkodiktaturën e Edi Ramës”, arrestimet politike, licencimin e kanabisit dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Ai tha se në këtë vizitë mësoi se kreut të narkoshtetit i ishte anuluar darka zyrtare në Këshillin e Evropës për shkak të sjelljes së tij, duke e krahasuar atë me “birin e Gedafit”.

“U zhvilluan dëgjesa për zgjedhjet e 11 majit, parlamentarët evropian denoncuan dhunimin e zgjedhjeve të shkuara, dhunën ndaj opozitës, shkrirjen e pushtetit me krimin”, tha Berisha, duke shtuar se “Evropa i ka sytë e tëra te 11 maji, te vota juaj, fitorja juaj, fitorja e Shqipërisë”.

Lajmi tjetër, sipas tij, ishte çelja e fushatës elektorale. “Në fakt, ajo çelje fantastike, madhështore e pa parë në 32 vite, i ka rrënjët në zemrat tuaja”, tha ai.

Berisha përmendi dhe ardhjen e La Civitës në shkurt, duke thënë: “Të nesërmen Edi Rama i ra tavolinës me grusht, sa nuk i ra me kokë. Tani e sheh vetën të humbur, dhe gënjen veten me gënjeshtrat që beson”.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme